Horror: Refugjati i krishterë rrahet brutalisht në kampin e refugjatëve në Gjermani (Foto)

Një emigrant u sulmua brutalisht në një kamp refugjatësh pasi u konvertua në fenë krishtere.

Bota

21/10/2015 09:38

24 vjeçari u godit me shufër hekuri nga një afgan, pasi ky i fundit deklaroi se konvertimi i tij ishte mëkat.

Sipas Express.co.uk, sulmi e la viktimën me lëndime serioze, transmeton lajmi.net.

Besohet se ai u tha disa emigrantëve afganë se i është bashkuar fesë katolike.

Raportohet se viktima mbeti pa vetëdije si rezultat i sulmit në të cilin intervenuan 15 deri në 20 persona që ta largojnë sulmuesin.

Zyrtarët në Hamburg të Gjermanisë kanë nisur një hetim rreth incidentit.

Kjo nuk është hera e parë që dhuna ka eskaluar në kampet e refugjatëve si rrjedhojë e debateve rreth fesë.

Në muajin gusht, u bënë trazira në kampin e  refugjatëve në Gjermani pasi një banor afgan grisi fletët e Kuranit dhe i gjuajti ato në tualet, transmeton lajmi.net.

Të paktën 17 persona mbetën të lënduar kur 20 sirianë refugjatë  ndoqën burrin pasi shkatërroi librin islam.

Turma e shfaqi zemërimin e tyre ndaj rojeve të sigurimit në kamp, të cilët tentuan ta mbronin personin që ata e kërkonin.

Emigrantët thyen xhamat e veturave, plaçkitën ndërtesat dhe shkatërruan muret, të cilat ndajnë strehimoren në Suhl, Thuringia, në një tërbim, që zgjati disa orë./lajmi.net.

Migrant-allegedly-beaten-with-baton-inside-refugee-camp-for-converting-to-Christianity-371055

Migrant-allegedly-beaten-with-baton-inside-refugee-camp-for-converting-to-Christianity-371059

Migrant-allegedly-beaten-with-baton-inside-refugee-camp-for-converting-to-Christianity-371056