Horror në Shqipëri, 15 vjeçari merr plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Peqinit, ku një adoleshent 15 vjeçar është qëlluar me armë.

Lajme

19/11/2018 21:05

Glentis Bici është qëlluar me plumb në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. I riu i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale.

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe është shprehur se i riu ka qëlluar veten nga pakujdesia me një pistoletë.

Njoftimi i plotë:

Peqin

Informacion paraprak

Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.