Horoskopi për ditën e sotme, 22 janar 2016

DASHI 21. mars – 20. prill Sot duhet te mendoheni disa here ju te dashuruarit para se te vendosni te bëni diçka sepse partneri nuk do jete ne humor te mire dhe mund te lindin mosmarrëveshje. Beqaret duhet ta hapin sa te mundin zemrën e tyre sepse mundësitë për takime do jene ne njëpasnjëshme. Ne…

Lifestyle

22/01/2016 08:40

DASHI 21. mars – 20. prill

Sot duhet te mendoheni disa here ju te dashuruarit para se te vendosni te bëni diçka sepse partneri nuk do jete ne humor te mire dhe mund te lindin mosmarrëveshje. Beqaret duhet ta hapin sa te mundin zemrën e tyre sepse mundësitë për takime do jene ne njëpasnjëshme. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe nuk do lodheni shume për te ruajtur qëndrueshmërinë.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dielli do e ngrohe tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme me partnerin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni fort me te. Beqaret me ne fund do ju realizohen ëndrrat dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Ne planin financiar nuk do ju duhet te bëni përpjekje për ta mbajtur gjendjen te stabilizuar.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Pasioni do ndizet flake sot për juve qe jeni ne një lidhje. Prej kohesh kishit menduar se gjerat nuk do ecnin ne mënyrën me te mire me partnerin, por ja qe nuk kjo gjë nuk lidhej me ndjenjat. Shfrytëzojeni sot çdo sekonde. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Buxheti nuk do jete i keq, por mire është qe tani për tani t’i kryeni me kujdes te gjitha shpenzimet.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Edhe nëse keni pasur probleme te mëdha ne jetën tuaj ne çift, mos mendoni për një ndarje sot. Duhet patjetër te bëni edhe përpjekjet e fundit e me pas te vendosni. Beqaret do e ndiejnë shume nevojën e një personi ne krah dhe për këtë arsye do pranojnë do ftese me sy mbyllur. Çështjet materiale do jene parësore për ju. Do arrini ta përmirësoni gjendjen.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite e mbushur me peripeci do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do gjendeni edhe ne situata delikate dhe nuk do dini çfarë te bëni. Me e mira është qe ne çdo moment te qëndroni bashke me partnerin. Beqaret do jene me fat ne dashuri. Financat gjithashtu do kenë goxha përmirësime fale suksesit qe keni arritur ne jetën profesionale.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Mos u mundoni për asnjë moment ta kontrolloni partnerin tuaj sot sepse kjo do e përkeqësoje edhe me tepër atmosferën ne çift. Beqaret qe nuk duan një lidhje serioze pasi ju pëlqejnë edhe aventurat kalimtare do jene me shume fat. Te tjerët duhet te presin edhe disa kohe. ne planin financiar do ketë ndryshime te mëdha. Situata nuk do jete me e njëjtë.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Sot do ndiheni aq mire pranë partnerit tuaj saqë do shkëputeni tërësisht nga bota e jashtme dhe do e kaloni çdo moment me partnerin. Ky ne fakt do jete një gabim. Beqaret do mundohen ta bëjnë për vete një person, por për fat te keq do marrin refuzime. Ne planin financiar do përballeni me disa tronditje te vogla, por qe do kalojnë shume shpejt.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do jeni melankolike sot ju te dashuruarit dhe do preferoni qe partneri t’iu vije sipas qejfit. Ne fakt, nga dashuria e madhe ai do jete gati te beje çdo gjë. Beqaret do ndihen mjaft mire me disa persona qe do takojnë dhe do jene dakord për ta vazhduar me tej njohjen. Financat nuk do influencohen nga asnjë planet, kështu qe gjithçka ka për te qene ne dorën tuaj.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do ndodhin gjera te veçanta ne jetën tuaj ne çift, por qe do ua mbushin zemrën me gëzim dhe do ua largojnë rutinën. Ne fakt këtë gjë mezi e keni pritur. Beqaret duhet te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për te bere ndryshime ne jetën sentimentale sepse jo gjithmonë ka për te qene kështu. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi. Beni kujdes!

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ndikimi i yjeve do jete shume pozitiv për ata qe janë ne një lidhje. Te dy do tregoheni te logjikshëm dhe do mendoni edhe për tjetrin. Beqaret nuk do jene te kënaqur me takimet qe do realizojnë, prandaj do vazhdojnë te qëndrojnë edhe vetëm. Financat do jene te mira nëse gjithë këto kohe jeni treguar te kujdesshëm me çdo shpenzim te kryer.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Romantizmi do ju pushtoje gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarve dhe do kënaqeni ne krahët e partnerit. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen me te qete. Beqaret duhet te tregohen realiste pasi nëse bëjnë te kundërtën kane për t’u përballur me zhgënjime. Financat nuk do jene aspak ne gjenden e duhur prandaj duhet shmangur çdo lloj shpenzimi jo i domosdoshme për momentin.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Pritet qe dita e sotme te jete e veçante dhe e këndshme për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni sa te mundeni çdo moment, ndërkohë qe ne mbrëmje do kaloni çaste romantike. Beqaret ka rrezik te kalojnë disa stuhi para se te arrijnë te kenë ne krah princin e kaltër. Financat do jene te mira, por gjendja mund te ndryshoje shpejt nëse kryeni shpenzime te pamenduara.