Horoskopi mujor – MAJ 2016

Ja çfarë thonë yjet për ju për këtë muaj.

Lifestyle

02/05/2016 05:04

DASHI21. mars – 20. prill

Muaj i mire ka për te qene ky për te gjithë. Mundohuni vetëm ta shfrytëzoni sa me shume qe te mundeni. Ata qe janë ne një lidhje do komunikojnë me mire me njeri-tjetrin dhe do kalojnë çaste fantastike se bashku. Gjate javës se trete lidhja do vihet ne një prove te vështirë, por qe do e kaloni me sukses. beqaret do ja kalojnë aq mire me disa miq saqë ne disa momente mund t’i shohin ata edhe si diçka me tepër. Pa qene te sigurte për ndjenjat nuk duhet te hedhin hapa. Shëndeti nuk do jete ne formën e duhur gjate dy javëve te pare, megjithatë as shume keq nuk do ndiheni. Pas datës 16 do jeni me energjike. Ne planin financiar tregohuni sa me te logjikshëm sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit atëherë kur nuk e prisni. Ne pune do keni rezultate te shkëlqyera aq sa edhe vete do habiteni.

DEMI21. prill – 21. maj

Muaj me i mire se muaji paraardhës do jete ky i tanishmi. Ditët do jene me ngjyra dhe nuk do ndiheni keq. Ata qe janë ne një lidhje duhet vetëm te bëhen me te duruar dhe çdo dëshirë do ju plotësohet. Parteri do përkujdeset ne çdo moment për ta. Beqaret duhet te dalin sa me shume dhe te njohin persona te rinj. Ne këtë mënyrë mund te takojnë edhe princin e kaltër. Shëndeti do jete paksa delikat deri ne datën 15. Mundohuni te merrni kura vitaminash dhe proteinash. financat do mbeten te mira sepse gjithmonë do dini si t’i menaxhoni paratë qe do keni neper duar. Durimi dhe maturia do jete pikat tuaja me te forta. Ne pune ambienti ka për te qene elektrizues javët e para. Koleget fshehurazi do mundohen t’iu prishin planet dhe do ju flasin keq shefave. Merri masa sa pa qene tepër vone.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Ky muaj nuk do jete shume i qete sidomos deri ne datën 21. Humori do ju ndryshoje gjate gjithë kohës. Për çiftet do ketë edhe debate te forta tre javët e pare, por mire do jete te mos merren vendime te nxituara. Te gjithë kane vështirësi here pas here, por me dialog dhe durim mund t’i dilet mbanë. Beqaret nuk do realizojnë dot takimet qe kane ëndërruar dhe mund te vendosin te pranojnë ftesa nga çdo person. Ky do jete një gabim fatal. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Do ndiheni gjithë kohës te lodhur dhe do ndieni dhimbje ne shume pjese te trupit. Këshillohuni pa humbur kohe me mjeket. Buxheti do jete i mire javën e pare, por me pas, për shkak te disa shpenzimeve te nevojshme qe do ju duhet te kryeni, gjendja mund te ketë tronditje. Pranojeni ndihmën e te afërmve. Ne pune do kaloni vështirësi te mëdha.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ky muaj do jete i mbushur me sfida dhe vështirësi. Mundohuni te jeni me te duruar dhe te mos nxitoheni për te marre vendime. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i shtojnë dozat e imagjinatës dhe te mos lejojnë qe rutina t’iu behet pjese e jetës. Nga ana tjetër mos ju besoni atyre qe ju duan te keqen. Beqaret do kenë me tepër fat pas datës 10 dhe do kenë njohje te reja gjate daljeve me miqtë. Java e pare do jete e trishte. Me shëndetin nuk do keni probleme serioze, por nuk do mungojnë shqetësimet e vogla dhe bezdisëse. Beni kontrolle dhe analiza mjekësore. ne planin financiar, po nuk u treguat te logjikshëm dhe largpamës keni për te mbetur shume shpejt pa para. ne pune muaji nuk ka për te qene shume i qete. Mund te jeni here pas here nen presion dhe koleget do mundohen t’iu prishin planet. Kujdes!

LUANI23. korrik – 22. gusht

Gjerat do filloje mire këtë muaj, po pas javës se pare jo çdo gjë do ju ece sipas parashikimeve. Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëjnë te pamundurën për t’i dhënë me shume dinamizëm jetës ne çift. Pranoni te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël sepse ne fund te fundit një jete është. Për beqaret, dy javët e para do jete ato me më shume fat ne dashuri. Shihni rreth e rrotull kudo qe te shkoni pasi “guri i çmuar” do gjendet atje ku me pak e prisni. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, vetëm se nëse nuk çlodheni sa duhet apo neglizhoni ushqimit mund te fillojnë shqetësimet. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më tepër kujdes. Nëse nuk e bëni këtë do keni probleme shume here me te mëdha nga me pare. Ne pune duhet te jeni te duruar dhe duhet te gjeni mënyrën e duhur për t’i bindur te tjerët.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Ne përgjithësi ky muaj do jete i mire sidomos për marrëdhëniet me te tjerët. Nuk do mendoni vetëm për veten tuaj. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një periudhe harmonike dhe te mbushur me bashkëpunim. Here pas here do i përkushtoheni me tepër se me pare atij qe keni ne krah. Beqaret do ketë disa takime interesante qe javën e pare. Disa do vazhdojnë te thellohen me tepër ndërsa disa do mbeten thjesht ne kuadrin e një miqësie. Shëndeti do jete i paqëndrueshëm. Ne disa momente madje mund te keni edhe shqetësime nga stomaku dhe nga koka. Gjendja e financave ka për te qene e mire ne përgjithësi, por jo e shkëlqyer. Mundohuni qe edhe investimet t’i kryeni te mirëmenduara. Ne pune duhet te jeni pak me oratorë dhe me këmbëngulës për ato qe doni te arrini. Po i late gjerat pas dore do keni probleme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ne përgjithësi ky do jete një muaj i këndshëm. Do jeni përgjithësisht ne humor te mire. Nëse jeni ne një lidhje prej shume kohesh, do flisni për çdo gjë dhe do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj. Javët do jene plot ngjyra dhe te mbushura me emocione. Nga fundi i muajit mund te merrni edhe disa vendime. Beqaret do realizojnë plot takime interesante dhe është e sigurte qe do e ndryshojnë brenda datës 20 statusin e tyre. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer. Here pas here do ju mungoje energjia dhe dinamizmi. Me tepër kujdes duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga anemia. Sektori i financave nuk do jete i keq, megjithatë pak përkujdes me shpenzimet do ju beje mire. Ne pune do jeni luftarake, te përgjegjshëm dhe largpamës. Gjithçka qe do i vini qellim vetes do e arrini.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Kjo periudhe do jete shume e paqëndrueshme për çdo sektor. Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i përkushtoheni me tepër partnerit dhe te bëni tolerime ndaj tij, pasi ne te kundërt do keni debate dhe mund te largoheni nga njeri-tjetri. Ata qe do jene te duruar do jene edhe me te fituarit. Beqaret do preferojnë lidhje qe kane brenda mister, fantazi dhe emocione te forta. Disa do e arrijnë këtë gjë e disa te tjerë do duhet te presin ende. Shëndeti do lere shume për te dëshiruar. Këshillohuni me mjeket specialiste dhe merrni kura para se situata te përkeqësohet. Sektori i financave do jete me i mire se me pare. Kjo do ju mbaje disi me te qete dhe do mundte hiqni edhe para mënjanë. Ne pune do keni me shume fat gjate javëve te para sepse me pas do ndiheni te lodhur dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Muaj i trazuar dhe i mbushur me momente delikate. Mundoni sa me shpejt te rregulloni problemet qe situata mos përkeqësohet. Ata qe janë ne një lidhje do vazhdojnë te kenë konflikte dhe do hezitojnë te hapin rruge. Po vazhduan me ketë sjellje kane për te arritur ne ndarje. Beqaret duhet te përfitojnë sa me shume nga statusi qe kane dhe nuk duhet te bëjnë çmenduri vetëm për ta ndryshuar atë. Miqtë nuk do i lënë te mërziten për asnjë çast. Shëndeti do jete disi me i mire se kohet e fundit megjithatë serish do keni shqetësime nga koka dhe barku. Ne planin financiar do keni disa tronditje te vogla, por nuk duhet ta lëshoni veten. Ne pune do jeni këmbëngulës dhe nuk do ju trembin pengesat qe do ju dalin para. Vështirësitë do jene gjithë kohës te mëdha, por ju do ja dilni.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Nëse jeni me te përgjegjshëm gjate këtij muaji, edhe gjerat do ju ecin me mire nga sa mendoni. Ata qe janë ne një lidhje do përjetojnë kënaqësi te paimagjinueshme pranë atij qe dashurojnë dhe as qe do e mendojnë te qëndrojnë larg për ndonjë bast. Nga te dyja palët ndjenjat do shprehen fort dhe me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret nuk janë tipa qe joshin gjithë kohe, por kur ju pëlqen me te vërtetë dikush, nuk i mendojnë aspak pengesat, por vrapojnë drejt tyre. Kjo gjë do ndodhe edhe këtë muaj. Shëndeti duhet pasur me tepër kujdes dy javët e para sepse me vone gjendja do stabilizohet. Ne planin financiar, pas një muaji te kaluar me vështirësi, pas datës 10 situata do ndryshoje tërësisht. Ne planin financiar mos hezitoni t’i pranoni propozimet qe do ju bëhen. Me pak përpjekje ju mund te arrini gjithçka.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Qielli yjor nuk duhet shume i kthjellet gjate këtij muaji. Priten probleme te vogla ne çdo sektor. Ata qe janë ne një lidhje do gjenden shpesh përballë situatave elektrike dhe nuk do arrijnë dot ta ruajnë qetësinë. Nëse shihni qe situata ndërlikohet shume, me mire qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit. Beqaret do jene gjate gjithë kohës te rrethuar nga miqtë dhe familjaret dhe nuk do e kenë mendjen te kërkojnë dashurinë. Shëndeti nuk do jete ne periudhën me te mire te mundshme. Lodhja dhe stresi do bëjnë punën e vet. Buxhetin mbajeni sa me te stabilizuar dhe mos ndërmerrni rreziqe për ta përmirësuar situatën. Jeta profesionale do kaloje sfida te njëpasnjëshme, por me pak durim dhe këmbëngulje do mund te arrini atje ku doni. Një këshillë e yjeve është t’i bëni sytë katër kudo qe te jeni.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni me realiste këtë muaj dhe do i bëni gjerat pasi te keni reflektuar gjate. Nëse jeni ne një lidhje do ndiheni te plotësuar sepse për gjithçka bashkëpunoni me partnerin dhe bëni çdo gjë qe ta bëni tjetrin te jete rehat. Gjate javës se dyte nuk do mungoje asnjë ndonjë moment çmendurie, por qe do ju sjelle emocione te papërshkrueshme. Për beqaret nuk do ketë dashuri me shikim te pare apo deklarata te forta dashurie, por flirtimet nuk do mungojnë asnjë çast. Shëndeti do jete i mire ne pjesën me te madhe te kohës. Kujdes vetëm nga ndonjë aksident i papritur. Buxheti do jete i mire dy javët e para, por duke shpenzuar pak me tepër nga sa duhet situata mund te ketë tronditje. Ne pune nuk do ju mungoje as iniciativa dhe as idetë për te arritur majat. Ky do jete një sektor qe do ju sjelle kënaqësi te veçanta.