Horoskopi ditor, e diel, 1 prill 2018

Lexo shenjën tënde...

Fun

01/04/2018 08:08

Dashi

Planetët nuk do kenë ndonjë ndikim shume te madh tek jeta juaj ne çift, prandaj nuk priten as ndryshime te klimës ekzistuese. Vazhdoni te flisni hapur me partnerit qe te mos keni me debate. Beqaret do e shijojnë pa fund lirinë e tyre dhe nuk do tentojnë te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Demi

Një pjese e atyre qe janë ne çift do i sqarojnë mosmarrëveshjet qe kane pasur ne çift, ndërsa pjesa tjetër do jetojnë ne një klime te tensionuar. Mos kërkoni me çdo kusht te dale e juaja. Për beqaret do favorizohen takimet. Përfitoni sa te mundni! Saturni do ndikoje negativisht tek financat dhe do i trondite jashtë mase ato. Kujdes me shpenzimet e tepruara.
Binjaket

Nëse lidhja juaj është e forte, askush dhe asgjë nuk do e prishe harmoninë sot. Nga ana tjetër nëse keni pasur probleme me partnerin do përballeni me disa zgjedhje te vështira. Mund te ketë edhe ndarje. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen tek dashuria. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar dhe te matur.
Gaforrja

Marrëdhënia ne çift nuk do jete aq e mire sa mendohej gjate kësaj dite dhe problemet qe mund te lindin do jene te mëdha. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante dhe mendoni edhe për te ardhmen. Beqareve me ne fund do iu buzëqeshë fati. Edhe sektori i financave do jete i privilegjuar sot. Do ketë disa përmirësime te buxhetit dhe do kryeni investime te rëndësishme.

Luani

Do jeni me romantike se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja se bashku me partnerin tuaj. Do dëshironi qe dita te mos ketë një fund fale emocioneve te mëdha qe do përjetoni. Beqaret do e kenë te vështirë edhe sot qe te gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar do ketë disa problematika te vogla, por situata do zgjidhet shpejt.
Virgjeresha

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite. Beni kujdes me çdo gjë qe do thoni sepse me gabimin me te vogël mund te ndizni debate te zjarrta. Beqaret do kenë shume mundësi për takime impresionuese, por do ngurrojnë te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar gjithçka do shkoje për mrekulli. Do i shlyeni edhe borxhet qe kishit marre.
Peshorja

Do bëni gjithçka gjate kësaj dite qe ta riktheni harmoninë dhe entuziazmin ne jetën tuaj ne çift. Me pak përpjekje dhe me ndihmën e atij qe keni ne krah do ia dilni mbanë. Beqaret do njihen me persona simpatike gjate disa darkave me miqtë. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Venusi do iu nxite te kryeni shpenzime marramendëse dhe kjo mund t’iu sjelle probleme.

Akrepi

Edhe pse situata ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite ju do keni shume vullnet dhe durim qe ta përmirësoni gjendjen. Ne pret e mbrëmjes gjithçka do jete përmirësuar. Beqaret nuk duhet te bëjnë shume projekte për te ardhmen qe sapo te njihen me dike. Merrini gjerat shtruar. Financat me ne fund do ekuilibrohen dhe do ndiheni me te qete.
Shigjetari

Priten disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë nuk duhet te alarmoheni për asnjë lloj arsyeje. Flisni hapur me partnerin tuaj dhe mundohuni te gjeni gjuhen e përbashkët. Beqaret nuk do jene ne humor shume te mire dhe nuk do ndihen gati për te dale neper takime. Financat nuk do jene as shume te këqija, por as aq te mira sa për te kryer transaksione.

Bricjapi

Mos e gënjeni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse nëse ai e kupton këtë qe po i bëni nuk do mendoje dy here dhe do shkatërrojë gjithçka qe keni nisur. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë angazhime serioze sot dhe jeta e tyre do ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar dhe nuk duhet te shpenzoni kuturu. Menaxhojini me kujdes te ardhurat qe keni.

Ujori

Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite dhe nuk do iu mbetet hatri nëse partneri iu bën ndonjë kritike te vogël. Çdo gjë ai do e beje për te mirën tuaj. Beqaret do kenë një dite mjaft emocionuese dhe te veçante. Personat qe do takoni do jene te mrekullueshëm. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me realiste dhe te kthjellen nëse nuk doni probleme.
Peshqit

Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos mendoni vetëm për veten sepse ne këtë mënyrë do i bënit keq atij qe dashuroni. Beqaret do jene shume te zënë me pune dhe angazhime te tjera prandaj nuk do kenë aspak kohe për dashurinë. Dite delikate financiarisht. Tregohuni shume te kujdesshëm me çdo shpenzim.