Horoskopi ditor, 5 mars 2018

Lexo shenjën tënde...

Fun

05/03/2018 08:09

DASHI

Nuk do të jeni plotësisht të motivuar, por do ta kaloni qetësisht këtë periudhë. Në aspektin afektiv pak lodhje do të rrezikojë raportin tuaj me partnerin. Reagoni!

DEMI

Do të keni mundësi të përmirësoni marrëdhëniet tuaja shoqërore. Në ambientin e punës do të jeni të sigurt në vendimet tuaja duke mos u ndikuar nga njerëzit që keni përreth.

BINJAKET

Gjatë ditës së sotme në ambientin e punës do të jeni të rrethuar nga kolegë që do ju mbështesin në iniciativat tuaja. Në aspektin afektiv do të bëni për vete dikë që prej kohësh ju kish tërhequr vëmendjen.

GAFORRJA

Do të mund të debatoni sot me një mik të vjetër pasi kurioziteti i tij do t’ju shqetësojë sot. Në ambientin e punës do të keni një rrugë të lehtë për të ndjekur sot. Në aspektin afektiv do të kaloni një fazë të lumtur.

LUANI

Një miqësi mund të transformohet në dashuri por duhet të vlerësoni mirë gjithë situatën përpara se të merrni vendime që mund të lëndojnë dikë. Në ambientin e punës do të keni mjaft mundësi për tu ndjerë të vlerësuar nga eprorët tuaj.

VIRGJERESHA

Yjet ju sugjerojnë të dëgjoni të gjitha sugjerimet që do ju bëhen këtë periudhë, pasi mund të përfitoni shumë. Në ambientin e punës do të hasni pengesa si pasojë e teknologjisë. Në aspektin afektiv parashikohet një mbrëmje romantike.

PESHORJA

Do të jetë shumë e rëndësishme për ju që të jeni praktik e të pavarur në zgjedhjet tuaja. Në ambientin e punës duhet të mbani ritmin e të fitoni ndaj stresit. Në aspektin afektiv parashikohet një mbrëmje plot surpriza të këndshme.

AKREPI

Pas shumë lodhjeve do të mund të shijoni fitoren. Në ambientin e punës është duke mbërritur një periudhë mjaft pozitive e të ardhurat do të rriten. Në aspektin afektiv do të flisni me sinqeritet për gjëra që ju dhembin.

SHIGJETARI

Në ambientin tuja të punës sot do të përballeni me disa vështirësi të cilat do ju duhet t’ju jepni zgjidhje. Yjet ju këshillojnë të keni besim në vetvete e të pranoni limitet tuaja. Në aspektin afektiv gjërat do të përmirësohen ngadalë.

BRICJAPI

Një shpenzim i papritur do t’ju shqetësojë , por do të mund ta përballoni. Në ambientin e punës yjet janë në anën tuaj e do të mund të koordinoni gjithçka. Në aspektin afektiv një ngjarje e papritur do ju bëjë euforikë.

UJORI

Do të kaloni një ditë të qetë e plot surpriza në punë duke u rritur dhe profesionalisht. Në aspektin afektiv priten ndryshime radikale sidomos për të gjithë ata që janë singëll.

PESHQIT

Do të kaloni një ditë të bukur sidomos në ambientin e punës, sektor në të cilin pas shumë zhgënjimeve do të mund të konfirmoni suksesin tuaj. Në aspektin afektiv do ti dedikoheni partnerit tuaj.