Horoskopi ditor, 11 shkurt 2018

Lexo shenjën tënde...

Fun

11/02/2018 08:05

Në shënjestër nga Hëna dhe Saturni, ndërsa Venusi rrëshqet në shtëpinë e dymbëdhjetë, jeni të heshtur dhe të palëvizshëm si Bukuroshja e Fjetur. Të shkatërruar nga udhëtimi, me maninë e zakonshme që të shihni gjithçka, të provoni gjithçka dhe të shijoni gjithçka, në darkë do jeni të dërrmuar nga lodhja.


Më në fund nga sot Venusi nuk do ju nxisë me pretendime jashtë mundësive tuaja. Duke kaluar përmes miqësisë, dashuria do ketë fytyrën e bashkëpunimit. E diel e bukur, madje e shkëlqyer për ata që e shijojnë në shoqëri të mirë, në mal ose në udhëtime.

Sot Venusi kalon në shenjën tuaj. Nga dashuria prisni maksimumin dhe nëse nuk merrni atë që doni, jeni të acaruar si gjithmonë. Sot do keni tendencën të ekzagjeroni, duke kaluar shumë herë linjën e kuqe. Përpiquni të reflektoni, do rezultoni më simpatikë.

Kalimi i Venusit në trekëndësh, edhe pse Hëna me Saturnin janë kundër shenjës, nuk ju ndihmon për të qetësuar atmosferën. Sidoqoftë, larg shtëpisë dhe rutinës së përditshme do të jeni më të qetë dhe të prirur për dialog.

bashkëpunimi Diell-Jupiter ju bën të ekzagjeroni situatat dhe gjendjen emocionale. Përpiquni të merrni në konsideratë edhe pikëpamjet e të tjerëve. Kundërshtimi i Venusit tashmë ka përfunduar, ndoshta do jeni pak më të qetë në rutinën tuaj.

Debate në çift, por asnjeri nga ju nuk ka dëshirë të grindet seriozisht, pasi ndjenja që keni është e fortë dhe tërheqja është e dukshme. Qëllimi juaj sot është të zbaviteni dhe të zbavitni të tjerët, varianti i vetëm për të ulur konfliktet ose të paktën të zbusni situatën.

I rreptë dhe kërkues çifti Hënë-Saturn dhe sikur mos të mjaftonte kjo, sot Venusi kalon kundër shenjës suaj. Megjithatë, mos hiqni dorë nga një festë që keni kohë që e prisni, jeta nuk është vetëm për të punuar, por edhe për të shijuar.

Marrëdhënia në çift është e shkëlqyer, falë ndërhyrjes së Venusit në shenjën tuaj. Nëse ka ndonjë debat të vogël, nuk ka të bëjë fare me keqkuptimet në çift. Ambienti përreth është shumë çlodhës dhe dita ideale për të vizituar një qytet tjetër.

Më në fund Venusi largohet nga shenja juaj. Blerjet dhe ushqimi i mirë si çmim ngushëllimi nuk do funksionojë, humori i keq ju shoqëron. Mos pranoni punë ekstra për pak të ardhura, më mirë një orë në palestër.

E diel e bukur në shoqërinë e çiftit Hënë-Saturn në shenjë dhe nga sot edhe Venusi në kënd, promovues i një jete shoqërore intensive. Do merrni një ftesë që nuk mund ta refuzoni, aq më tepër që duhet të filloni të lini mënjanë rutinën e përditshme.

Përshëndeteni Venusin, që sot kalon në shenjën pasuese. Javët e fundit ju ka dhënë kaq shumë dashuri, bukuri, frymëzime krijuese… Të ardhurat ekstra dhe blerjet ju ngushëllojnë, duke larguar pak humorin e keq.

 

Lajm i shkëlqyer nga yjet për ju, Venusi hyn në shenjën tuaj ndërsa Hëna ju buzëqesh duke ju mbështetur me një kënd të bukur. Nga miqësia në dashuri është hap i shkurtër, mjafton një hedhje e vogël dhe do jeni aty.