Horoskopi, 8 dhjetor 2016

Horoskopi, 8 dhjetor 2016

Lifestyle

08/12/2016 07:22

Dashi – Klima yjore do jetë e përshtatshme sot për besnikërinë në çift. Edhe pse do jenë të shumtë personat që do iu joshin ju do e keni gjithë kohës mendjen tek partneri. Beqarët do kenë mundësi për takime, por duhet të veprojnë më shumë kujdes dhe të mos nxitohen. Të ardhurat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm. Do bëni edhe disa transaksione të rëndësishme.

Demi – Pjesa më e madhe e çifteve do kalojnë një ditë pozitive dhe pa probleme, megjithatë ata që kanë debatuar për çështje serioze mund të marrin disa vendime të rëndësishme. Beqarët nga ana tjetër edhe pse do kërkojnë shumë nuk do e gjejnë atë që po kërkojnë. Menaxhojini me kujdes financat nëse nuk doni të përballeni me probleme. Shpenzimet e mëdha duhen shmangur.

Binjakët – Pozicionimi i keq i Saturnit mund te sjelle keqkuptime dhe konfuzion në çift. Flisni sa më shumë me partnerin dhe sqarojeni shpejt çdo gjë. Mos e lini situatën të ndërlikohet shumë. Beqarët do presin edhe sot me kot dashurinë e madhe e cila nuk do të vijë. Në planin financiar besojini intuitës sot dhe do dilni të fituar. Gjithsesi duhet thënë se yjet do iu sjellin fat.

Gaforrja – Jeta juaj në çift do jetë rutinë dhe nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Duhet të tregoheni më të hapur ndaj të rejave dhe të tentoni. Beqarët do tërhiqen më shumë nga aventurat kalimtare dhe pa të ardhme. Dikush do iu kërkoj të krijoni një lidhje serioze dhe ju nuk do e pranoni. Më vonë do pendoheni për këtë. Tregohuni sa më realistë me financat dhe mos shpenzoni pa u menduar.

Luani – Dita e sotme do jetë tej mase e qetë dhe ju nuk do përjetoni emocionet që keni pritur në çift. Mos u trishtoni, por përpiquni të flisni me partnerin dhe t’i vini gjërat në vijë. Beqarët do qëndrojnë pranë miqve dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Të ardhurat do pësojnë një zbritje të konsiderueshme për shkak të disa shpenzimeve të detyruara.

Virgjëresha – Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme dhe do ndiheni mirë që keni dikë si partneri juaj në krah. Beqarët do jenë pasionantë, por ky pasion do i shtyjë të krijojnë një lidhje jo të qëndrueshme dhe aspak të qetë. Tregohuni shumë të matur nëse nuk doni që të vuani. Do iu duhet të bëni goxha shpenzime të nevojshme sot dhe kjo do i trondite pak financat. Bëni kujdes!

Peshorja – Dashuria do ketë disa probleme të vogla sot, por do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Në mbrëmje do përjetoni emocione të mëdha fale një surprize që do iu ketë përgatitur partneri. Beqarët nuk do mendojnë fare për jetën sentimentale sepse do ia kalojnë për mrekulli me miqtë. Saturni do ndikojë pozitivisht tek financat. Situata do jetë më e qëndrueshme dhe do shpenzoni pak më shumë.

Akrepi – Nëse kohet e fundit e keni lënë pak pas dore atë që keni në krah sot duhet ta shlyeni këtë gabim dhe t’i kushtoni rëndësinë e duhur. Lërini pak mënjanë angazhimet e tjera dhe merruni me të dashurin tuaj. Beqarët duhet të presin edhe disa ditë për të gjetur personin ideal. Financat do jenë të mira. Do keni mundësi të kryeni transaksionet që kishit menduar prej kohësh.

Shigjetari – Nëse jeni në çift do ketë mosmarrëveshje të mëdha gjatë kësaj dite. Mos bëni gabimin të merrni vendime përfundimtare që do jenë në demin tuaj dhe për të cilat do pendoheni shpejt. Të shumtë do jenë beqarët që do gjejnë shpirtin e tyre binjak. Përgatituni për ndryshime në jetën tuaj. Financat nuk do jenë të këqija. Ato edhe mund të përmirësohen nëse ju tregoheni të matur me shpenzimet.

Bricjapi – Duke filluar që sot do i merrni gjerat me seriozisht në jetën në çift dhe do mendoni ta çoni më tej lidhjen. Gjithçka mund të ndryshojë për mirë për ju. Beqarët do kenë veçse aventura të këndshme, por që nuk do kenë asnjë të ardhme të sigurt. Në lidhje me financat duhet thënë se do jeni më të vendosur ta përmirësoni situatën. Më pak mund do ia dilni mbanë me sukses.

Ujori – Dashuria e çifteve do shkojë mirë sot. Do flisni hapur me partnerin dhe do rregulloni disa gjëra të lëna pezull. Sinqeriteti do ekzistojë nga të dy krahët. Takimet e beqarëve do jenë të shumta gjatë kësaj dite, por njëri do jetë më i veçanti nga të gjithë. Mos e humbni këtë mundësi. Influenca e yjeve tek financat do jetë pozitive. Në dini t’i organizoni mirë të ardhurat do keni arritje.

Peshqit – Një fllad i lehtë pasioni do fryjë sot në jetën tuaj në çift dhe do kaloni momente të mrekullueshme pranë të dashurit të zemrës suaj. Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Beqarët do kenë fat në dashuri dhe do takojnë persona interesante dhe të veçantë. Konfigurimi i yjeve do jetë pozitiv për financat. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni kuturu.