Horoskopi, 4 gusht 2016

Horoskopi për ditën e sotme.

Lifestyle

04/08/2016 07:52

Dashi

E keni të rëndësishme të përmbushni ndjenjat fizike. Beqarët mund të kenë disa takime interesante, të cilat mund t’i shpërblehen me lidhje serioze dhe afatgjatë. Financat paraqiten problematike.

Demi

Do të nxirrni më të mirën nga vetja nëse bashkëpunoni me partnerin/en. Beqarët do ndihen mirë pas disa takimeve interesante. Me financat bëni kujdes, duhet t’i menaxhoni mirë të ardhurat.

Binjakët

Do të ndiheni më të relaksuar nëse kaloni më shumë kohë në shtëpi pranë njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do takojnë persona, me të cilët mund të nisin edhe ndonjë lidhje. Në planin financiar do hasni probleme.

Gaforrja

Është koha ideale që bashkë me partnerin të bëni planet për ndonjë udhëtim. Beqarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje pamjes së tyre. Financat parashikohen të mira.

Luani

Kërkoni rekomandime dhe nga partneri/ja kur vëreni se nuk mund t’ja dilni dot mbanë vetëm. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të veprojnë. Kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha

Është koha ideale të merreni me planet për pushime me partnerin/en. Beqarët edhe pse do e kenë ditën të mbushur me takime, nuk do jenë të vendosur për hapat që do marrin. Financat i keni nën kontroll.

Peshorja

Kaloni më shumë kohë me partnerin/en. Beqarët nuk duhet t’i thonë jo ftesave që do marrin, nëse duan të bëjnë ndryshime në jetën e tyre. Kujdes financat, paraqiten delikate.

Akrepi

Nuk jeni gati për një ndryshim të madh në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm lidhjen, do ju shfaqet princi i kaltër. Financat do jenë në vështirësi.

Shigjetari

Nëse keni qenë duke menduar të organizoni ndonjë udhëtim me njeriun e zemrës, mos e lini për më vonë. Beqarët do njihen me persona të ndryshëm. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Bricjapi

Ka ardhur koha të shkëputeni për pak kohë nga zhurmat dhe t’i dedikoheni partnerit/es. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë. Me shpenzimet tregohuni të matur.

Ujori

Investimet tuaja në marrëdhënien me partnerin/en do të shpërblehen sot. Beqarët mund të bëjnë edhe ndonjë çmenduri vetëm për të mos qëndruar më vetëm. Financat nuk do jenë aspak të mira.

Peshqit

Një ditë e qetë parashikohet kjo e sotmja për ju të dashuruarit e kësaj shenje. Beqarët do kenë surpriza sot dhe do mund ta shohin botën ndryshe. Financat do vinë duke u dobësuar.