Horoskopi, 30 qershor 2016

Horoskopi për ditën e sotme.

Lifestyle

30/06/2016 07:46

Dashi

Sot të dashuruarit duhet të bëjnë kujdes, sepse Marsi i nxituar në shenjë imponon ritme. Beqarët do kalojnë momente të bukura falë disa takimeve interesante.

Demi

Do të jetë Afërdita ajo që do të bëjë të ripërtërihet një ëndërr e vjetër e juaja, ndërsa për ta realizuar atë mund t’ju ndihmojë partneri/ja. Beqarët do kenë njohje të reja.

Binjakët

Edhe pse nuk është ndonjë moment kushedi se çfarë, sodisfaksionet nuk do të mungojnë. Beqarët nuk duhet të kërkojnë gjëra të pamundura. Në planin financiar merrini gjërat seriozisht.

Gaforrja

Me pak fat dhe me ndihmën e Afërditës në shenjë, sot ju që jeni në çift do të keni mundësi të arrini një sukses. Beqarët do kenë disa takime. Financat do jenë në gjendje të mirë.

Luani

Nuk ju mungojnë idetë dhe projektet, por ca nga që nuk gjeni dot argumente, ca nga që nuk jeni konkretë. Beqarët do pëlqejnë shumë
persona dhe nuk do fokusohet dot te një. Financat e mira.

Virgjëresha

Qielli juaj në fushën sentimentale bëhet gjithnjë e më i zymtë. Beqarët do afrohen shumë me një person të njohur. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Peshorja

Vazhdon “kënga” negative e “duetit” Mars-Mërkur në shenjë për ju të dashuruarit. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen. Me financat do tregoheni impulsive dhe do gaboni.

Akrepi

Parashikohet një ditë mjaft e mirë për ju të dashuruarit që i përkisni kësaj shenje, sidomos në aspektin sentimental. Beqarët duhet të tregohen ende të durueshëm. Financat do dini si t’i menaxhoni.

Shigjetari

Sot për fatin tuaj, Hëna ju stimulon erosin. Beqarët do jenë të pavëmendshëm dhe humbasin mundësi. Financat do jenë të ekuilibruara.

Bricjapi

Sot Afërdita dhe Urani përbëjnë një stimul të vazhdueshëm në planin profesional dhe në fushën sentimentale. Beqarët të mos nxitohen. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Ujori

Hëna është në një pozicion shumë të favorshëm për të stimuluar raportet me partnerin/en. Beqarët do kenë takime, por do preferojnë ende të mbajnë këtë status. Në planin financiar do keni disa vështirësi.

Peshqit

Ka ardhur momenti i përshtatshëm për të “hedhur një hap vendimtar” në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët duhet të presin ende për një lidhje serioze. Me shpenzimet tregohuni më të matur.