Horoskopi, 3 gusht 2016

Horoskopi për sot.

Lifestyle

03/08/2016 08:25

DASHI

Dashuria në çift do shkojë mirë sot. Nëse kohët e fundit e keni neglizhuar paksa partnerin, bëni mirë t’i kushtoni më shumë kohë atij. 

DEMI

 Turbullirat yjore do kërcënojnë gjatë kësaj dite lidhjen tuaj. Mbani distance nga bota e jashtme dhe mos ua vini veshin çfarë do thonë të tjerët. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira për të pasur përmirësime.

BINJAKET

Jeta juaj në çift do shkojë për mrekulli sot. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin dhe do jeni mjaft sensuale. Në planin financiar situata do ndryshojë tërësisht. 

GAFORRJA

Falë mjedisit të këndshëm yjor, jeta juaj në çift do jetë mjaft premtuese. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe sepse situata nuk do jetë e favorshme.

LUANI

Një klimë jo shumë e qetë do mbizotërojë në jetën tuaj në çift sot. Në planin financiar do jetë ditë e mirë për të kryer transaksione dhe për të marrë vendime të rëndësishme.

VIRGJERESHA

Shtoni dozat e fantazisë sot në jetën tuaj në çift dhe do e shihni që gjërat do shkojnë më së miri. Në planin financiar do ndodhe diçka e paparashikueshme e cila do ndryshojë tërësisht të ardhmen tuaj.

PESHORJA

Nëse jeni në çift do merrni një vendim mjaft të rëndësishëm, i cili do ndryshojë njëherë e përgjithmonë të ardhmen tuaj. Financat do jenë të mbrojtura kështu që mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

AKREPI

Gjatë kësaj ditë mundohuni të flisni më hapur me atë që keni në krah në mënyrë që gjithçka të shkojë më së miri. Me mbështetjen e Plutonit do i menaxhoni me shumë kujdes financat.

SHIGJETARI

Nëse jeni në çift duhet ta shfrytëzoni sa më shumë të mundni këtë ditë në mënyrë që të përforconi bashkëpunimin. Nëse doni të kryeni transaksione të rëndësishme financiare gjatë kësaj dite është momenti i duhur.

BRICJAPI

Ditë e mirë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në çift. Do i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit dhe ai nga ana tjetër do i shprehë në çdo moment ato që ndjen.

UJORI

Influenca e yjeve në planin sentimental do jetë e kontraktuar. Të ardhurat do fillojnë të përmirësohen, por gjithsesi tregohuni të arsyeshëm.

PESHQIT

Klima në çift ka rrezik të mos jetë shumë harmonike sot. Bëni kujdes me kritikat dhe mos e teproni. Financat do jene të qëndrueshme.