Horoskopi, 26 shtator 2016

Horoskopi për ditën e sotme.

Lifestyle

26/09/2016 07:07

Dashi:
Jeni me plot energji, plot ide dhe shpirt iniciative, sa që do të vraponi gjatë gjithë ditës, duke kërcyer çmendurisht nga një aktivitet në tjetrin, nga një angazhim në një punë, pa u ndalur dhe pa u lodhur shumë. Do të prodhoni shumë dhe do të merrni jo pak sodisfaksion! Gëzim dhe lumturi do të ketë edhe në sferën emocionale. Jeta sociale, e shkëlqyer …

Demi:
Ditë e komplikuar: Hëna dhe Hëna e Zezë (e vrazhdë) do të peshojnë si gur mbi kokë edhe gjatë kësaj dite. Vërini fre impulsivitetit dhe sensit kritik, sidomos në familje. Është rasti që të shikoni për të shmangur shpenzimet e panevojshme dhe transaksionet financiare të rrezikut. Stomaku juaj delikat menjëherë preket nga tensionet emocionale. Hani në mënyrë të moderuar!

Binjakët:
Tani që puna po ecën mirë dhe paratë kanë filluar të shtohen, mund të trajtoni veten me disa shërbime ekstra. E meritoni! Hëna dhe Jupiteri ju shtyjnë që të ëndërroni, por edhe ju inkurajojnë për të ndjekur ëndrrat tuaja, dhe për t’i realizuar ato. Në fushën e ndjenjave, gjithçka do jetë në dispozicionin tuaj: që nga miqësia deri te pasioni ndezës.

Gaforrja:
Jeni duke përforcuar personalitetin tuaj. E vërteta është se duhet të arrini edhe një paqe profesionale, financiare dhe emocionale, por ju keni marrë tashmë hapa të rëndësishëm. Në të kundërt, do ta bëni së shpejti. Në punë, dëgjoni këshillat e atyre që me një përvojë të gjatë, ju drejtojnë drejt objektivave dhe vlerave të veçanta.

Luani:
Me qiellin ku gjeni veten, do të jepni më të mirën nga vetja: do të vlerësoheni për mendjemprehtësi dhe inteligjencën tuaj (të gatshme dhe të gjallë) në gjendje për të gjetur zgjidhjet për problemet më të vështira. Në vendin e punës, do të miratoni teknikat e reja që do të nxisin kureshtjen e atyre që janë përreth jush. Në dashuri, mund të kaloni momente magjike, të shijshme.

Virgjëresha:
Mos u bëni shumë analitik. Sidomos në mbrëmje, do të dukeni pak kokëfortë, pak i bezdisshëm. Duhet butësi e madhe, sidomos në dashuri! Shumë nga ju do të ndjejnë nevojën për stabilitet më të madh; edhe në dashuri do ia ndjeni nevojën. Për momentin duhet të reflektoni për projekte afatgjata, të tilla si rinovimin e një ndërtese ose për të blerë një shtëpi.

Peshorja:
Ditë super, në sajë të Hënës me shenjën tuaj. Fati luan në favorin tuaj, shfrytëzojeni këtë rast! Humori i lartë, i shoqërueshëm, energji të shkëlqyera, të ardhurat e mira. Papritur do të gjallërohet fusha sentimentale: dashuri që do të kthehen, dashur që përfundojnë; dhe dashuri që lindin.

Akrepi:
Sfidat nuk do të jenë penguese, por ndoshta do të jeni vetëm ju, që nuk do të dorëzoheni ndaj pesimizmit. Prandaj, mos e acaroni atmosferën e kësaj dite me ankesat dhe diskutimet e çështjeve të interesit që mund të bëhen burim i zënkave me partnerin dhe familjen tuaj. Kujdesuni për veten dhe trupin tuaj, duke marrë vendime.

Shigjetari:
Atmosfera e ditës së sotme do t’ju frymëzojë që të bëni shumë. I shoqërueshëm, dinamik dhe me një humor shumë të mirë, nuk do të bëni ndonjë përpjekje për të marrë mbështetje dhe për të parë kush i pranon kërkesat tuaja, duke shënuar kështu shumë pikë në favorin tuaj në punë. Në sektorin privat, do të krijoni një ndjenjë të ndryshme nga e zakonshmja me partnerin, duke ndryshuar sjelljen tuaj dhe krijimin e interesave të reja të përbashkëta.

Bricjapi:
Nëse do t’i luani mirë kartat tuaja në këtë ditë, mund t’ju dhurojnë shumë kënaqësi. Dhuntia që keni, do të jetë një udhëzues i vlefshëm që do t’ju mundësojë për të arritur qëllimin në një kohë shumë të shkurtër. Në sferën sentimentale, përpiquni për t’i dhënë prioritet marrëdhënieve të rëndësishme, mjaft më me cektësi.

Ujori:
Me hënën në shenjën tuaj të kundërt, jini të vëmendshëm që mos hutoheni, mund t’ju bëjë t’ju dalin nga mendja detaje dhe formalitete të punës që mund të duken parëndësishme. Cektësia, për këtë qëllim, mund t’ju dëmtojë dhe të bëjë që ju të humbni kohë të çmuar! Në jetën në çift do të keni tensione të mundshme. Kush prej jush po kalon një periudhë krize duhet të shmangë acarimin e gjendjes.

Peshqit:
Keni projekte të fshehura në sirtarë? Është koha për të nxjerrë të gjitha aftësitë tuaja dhe vënien e tyre në punë. Mos vononi, punoni menjëherë për të arritur aspiratat tuaja. Energjitë në këtë kohë nuk mungojnë; ju e dini megjithatë, se çfarë duhet të bëni për t’i rimarrë ato kur ndjeheni të lodhur. Qetësi, më në fund, në jetën e çiftit.