Horoskopi, 26 gusht 2016

Horoskopi për sot.

Lifestyle

26/08/2016 10:17

Dashi (21 mars- 19 prill)

Nese jeta do ju buzeqeshe, nuk mund te beni tjeter gje vec ti buzeqeshni jetes tuaj ne kete dite. Mundohuni te merrni me seriozisht ate qe njerezit vijne e ju propozojne e do shihni qe nuk do e keni te veshtire te buzeqeshni.

Demi (20 prill- 19 maj)

Marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Do qëndroni me afër njeri-tjetrit dhe do flisni me qetësi edhe për disa mosmarrëveshje te se shkuarës. Beqaret nuk duhet te gjejnë pretekste vetëm për te shmangur takimet. Gjithçka do jete ne dem te tyre. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Çdo gjë do ece ashtu si duhet.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Pavarësisht se ju pëlqen që të jeni me këmbë në tokë dhe ti organizoni më imtësi gjërat përpara se të veproni, sot keni dëshirë që të dilni nga kjo rutinë. Clirojeni veten nga mendimet dhe ndiqni intuitën tuaj. Kjo do vendosë një balancë në jetën tuaj..

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Ne kete dite mundohuni mos ta lini veten te tmerroheni nga nje refuzim i vogel nga ana e nje personi qe per ju ka shume rendesi ne keto momente dhe mund te vlej dhe me shume ne te ardhmen. Jo’ja e tij mund mos jete per shkak se do tju kundershtoje ose sepse nuk ka deshire te kaloje kohen me ju, por me thjesht akoma mund te ket disa mendime ne koke, qe per momentin e lene te coroditur dhe apatik.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Sot do të jeni në humor shumë të mirë dhe do shpërndani shumë dashuri tek personat përreth jush. Partneri/ja juaj është shumë i/e kënaqur nga vëmendja që po i kushtoni. Jeni shumë bujarë dhe bëni shumë për të tjerët, por mos harroni dhe veten tuaj.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Mundohuni ti mbështesni idetë e miqve tuaj, por gjithashtu tregojuni të vertetën nëse janë në gabim. Pavarësisht se dëshironi që ata të ndihen mirë duke u thënë atë që duan të dëgjojnë, kjo nuk është aspak e mirë për ta. Shoqëria e mirë bazohet në sinqeritet dhe kjo është ajo që duhet të bëni dhe ju.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Diplomacia juaj mund te vihet paksa ne diskutim ne diten e sotme sepse dikush mund te ket dicka ne kundershtim ne lidhje me sjelljen tuaj. Mos i jepni shum rendesi. E rendesishme eshte te vazhdoni te beni ate qe beni zakonisht.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Ata qe janë ne një lidhje nuk do bien aspak dakord me personin qe kane ne krah dhe mosmarrëveshjet do jene ne njëpasnjëshme. Kujdes sepse po vazhduat kështu gjendja mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Keni krijuar në mëndjen tuaj një botë krejt ndryshe nga ajo që është realisht. Në fantazinë tuaj, romanca është e përkryer, por në realitet nuk po bëni asgjë për ta bërë marrëdhënien tuaj që të funksionojë. Dilni nga flluska që keni krijuar dhe filloni ti shihni gjërat me syrin e të vërtetës.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Do të zhgënjeheni nga dashuria dhe kjo do ju zhysë në një gjëndje mërzie. Shumë gjëra nuk ecin sipas planit tuaj, por çelësi është që të mos stresoheni shumë për problemet që hasni. Mos lejoni që situata të tilla tju çojnë në dëshpërim. Tregohuni të fortë.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Jeni pak në tension me partnerin/en tuaj dhe është një situatë që ka nevojë me patjetër për një zgjidhje. Mosmarrëveshja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë fjale të pamenduar apo ndonjë keqkuptimi. Mos harroni se komunikimi është çelësi i çdo gjëje.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Nuk keni guximin e duhur për të bërë hapa drejt marrëdhënies tuaj romantike. Dashuria dhe romanca janë në anën tuaj, kështuqë mësoni si ta shfrytëzoni ktë fakt. Kini kujdes, pasi çdo vendim i marrë do të ndikojë në jetën tuaj dhe për ktë arsye duhen menduar mirë gjërat.