Horoskopi, 19 qershor 2016

Ky është horoskopi juaj për datën 19 qershor 2016.

Lifestyle

19/06/2016 08:36

Dashi

Një kuadër yjor vërtet shumë i mirë për të dashuruarit e kësaj shenje bën që dita të jetë shumë pozitive. Beqarët do i përkushtohen punës. Financat do jenë të mira.

Demi

Pozicioni i Marsit është në një orbitë të pafavorshme dhe do të vështirësojë gjërat elementare për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do kenë flirte. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Binjakët

Pas një periudhe deri diku pozitive sot dita për ju që jeni në çift duket se do të fillojë me të ”përpjeta”. Beqarëve do ju bëhen ëndrrat realitet. Financat nuk do i mbani dot nën kontroll.

Gaforrja

Nuk është një periudhë e lehtë për ata që janë në një marrëdhënie. Beqarët me shumë gjasa mund të nisin një lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë i keq.

Luani

Një situatë yjore e trazuar, me hyrjen në shenjë të Uranit, do të reflektohet te ju të dashuruarit. Beqarët do kenë një ditë të bukur sot. Probleme me financat.

Virgjëresha

“Kokëfortësia” nuk ju ndihmon aspak në problemet me partnerin/en. Beqarët do pranojnë ftesat, por do i hedhin hapat të menduara mirë. Financat janë të mira.

Peshorja

Pritet një ditë pozitive për ju të dashuruarit. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm me personat që do shoqërohen. Me financat tregoni kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Duket se problemet me partnerin/en do të vazhdojnë të jenë të pandalshme.  Beqarët nuk duhet të pranojnë çdolloj ftese, pasi mund edhe të lëndohen. Në planin financiar do jeni të mirë organizuar.

Shigjetari

Sinjale pozitive vijnë nga Afërdita në planin sentimental. Beqarët duhet të tregohen të duruar nëse duan të gjejnë personin e përshtatshëm. Kujdes edhe me buxhetin.

Bricjapi

Tashmë tensionet dhe streset i përkasin plotësisht të kaluarës për ju të dashuruarit. Beqarët edhe pse do mundohen nuk do e gjejnë princin e kaltër. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm.

Ujori

Dyshja Mars-Afërditë do të jetë edhe sot një binom ”fituesish”, prandaj nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj sentimentale. Beqarët nuk duhet të kërkojnë gjëra të pamundura. Në planin financiar do jeni me fat.

Peshqit

“Shtrëngoni dhëmbët dhe duroni”, pasi në sajë të hyrjes në shenjë të Afërditës, gjërat priten të ndryshojnë për mirë. Beqarët do realizojnë disa takime. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë.