Horoskopi, 18 tetor 2016

Horoskopi për ditën e sotme.

Lifestyle

18/10/2016 07:09

Dashi: 

    Jupiteri dhe Mërkuri ju shikojnë me dyshim, por me Hënën në shenjë blerjet që bëni, sidomos për shtëpinë, nuk kanë asgjë për ta riparë. Kujdes me investimet, nëse çmimet në bursë lëvizin shumë shpejt, nuk keni ç’bëni. Venusi nga sot ju ngre pikë në dashuri. Beqarët përgatiten për “gjueti”.

Demi: 

   Ditë e shkëlqyer për ju, që sot jeni ndoshta më të përkëdhelurit, jo vetëm nga Hëna në shenjë, por edhe nga Plutoni. Një simfoni aspektesh pozitive, ju bën të mendoni për një ditë ekstremisht pozitive, në të gjitha aspektet. Jeta në çift është e qetë dhe pasioni është në rritje.

Binjakët: 

   Paralajmërohet shumë lodhje dhe një farë pasigurie në fushën dashurore, që do t’ju çojë në vendosjen në plan të dytë të shpirtit tuaj të sakrificës. Nga frika mund të humbisni ato që keni fituar. Rikuperoni me shpejtësi vetëbesimin dhe lëreni të kalojë këtë të martë, pa bërë lëvizje shumë të guximshme.

Gaforrja: 

   Dita e sotme ju bën protagonistë të rrethanave ku mund të tregoni bujarinë tuaj. Do të bini në sy për zemrën tuaj të mirë, duke ofruar këshilla të vlefshme dhe ndihma konkrete. Do të jeni të angazhuar në aktivitete të shumëfishta dhe do t’ju mbetet shumë pak kohë për t’ia dedikuar dashurisë. Partneri do të ndihet paksa i lënë pas dore, por në të njëjtën kohë do të joshet nga nervozizmi juaj.

Luani: 

   Nuk do të mungojnë mundësitë për të shënuar pikë në favorin tuaj. Kuptoni që është momenti i duhur për të marrë vëmendjen dhe aprovimin e mbikqyrësve tuaj, për të marrë vlerësimin tuaj për punën e bërë. Mirëkuptimi me partnerin është më i fortë se kurrë. Venusi ju shikon me interes. Mos jini indiferentë ndaj nevojave të partnerit!

Virgjëresha: 

    Dita është pozitive për shumë prej jush, edhe pse nuk doni ta besoni… Të mbështetur nga Hëna që ju bën protagonistë si në jetën private, ashtu edhe në atë sociale, mund të ndiheni me fat që po përballoni tentativat destabilizuese të Saturnit tek Shigjetari. Ditë pozitive, mbi të gjitha për ata që përpiqen të përfundojnë çështje me rëndësi, ose janë të zënë me provime apo seminare angazhuese.

Peshorja: 

   Përmirësim në shumë sektorë, me Hënën dhe Venusin në shenjën tuaj. Përveçse ju bëjnë të lumtur dhe optimistë, ju ekzaltojnë dhe ju bëjnë më të shoqërueshëm se zakonisht. Dita parashikon të reja të rëndësishme, takime emocionuese, lajme të shkëlqyera në punë. Të jetosh pa dashuri është e pamundur, nëse jeni beqarë, zemra do t’ju rrahë për dikë.

Akrepi: 

   Sfidat ekzistojnë, sepse mund të përballohen. Nëse një ide e juaja nuk do të vlerësohet menjëherë, por në harkun kohor të pak ditëve situata do të ndryshojë dhe projektet tuaja do të mund të realizohen. Në dashuri gjithçka do të shkojë mrekullisht, aq sa do t’ju duket sikur po luhet “Marshi i triumfit”.

Shigjetari: 

   Jeni të fokusuar në punë, që është çelësi i ditës. Asnjë mendim për dashurinë, që tregon se ose nuk keni një person në zemër, ose gjërat nuk ju shkojnë aq mirë. Shëndeti dhe dieta ushqimore janë gjithmonë të lidhur bashkë, për këtë arsye, bëni kujdes me ato që konsumoni, por mbi të gjitha me mënyrën se si përtypeni. Të hani më shpejtësi dhe kafshata të mëdha, sepse nuk keni shumë kohë, sigurisht që nuk është zgjidhja e duhur.

Bricjapi: 

   Sot ju pret një ditë e mirë, falë Hënës. Sa keq që Mërkuri dhe Jupiteri janë kundër jush. Tregohuni të qetë në punë, mbi të gjitha nëse jeni në kontakt me publikun apo keni një punë që kërkon kreativitet. Nëse lidhja juaj i përballon pengesat e ditës, mund të keni një mbrëmje të këndshme.

Ujori: 

    Hënën nuk e keni mike, por ju jep një këshillë të mirë: Jini të vëmendshëm me paratë! Kujdes se mos i humbni, ose mos jua vjedhin! Në dashuri një valë pesimizmi mund t’ju bëjë pak të disponueshëm për t’iu dhënë aventurave apo për të pranuar ftesa. Përmbushni çdo kërkesë të partnerit nëse jeni në çift! Ngadalësoni ritmet!

Peshqit: 

   Yjet ju vëzhgojnë me interes të madh dhe ju mbështesin edhe në iniciativat më të pamatura. Intuita juaj do t’ju ndihmojë në çështje që do të jenë veçanërisht stimuluese për ju dhe do t’ju lejojë të përdoni strategji fituese, për çdo problem apo situate ë. Dashuria rezervon momente me intensitet emocional e erotik. Lajme të rëndësishme.