Horoskopi, 16 mars 2017 – Lajmi.net
Horoskopi, 16 mars 2017
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 8:14, 16 March 2017
Horoskopi

Dashi

Dite premtuese dhe plot ngjyra kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje mire dhe do ndiheni shpesh te lumtur. Beqaret do njohin disa persona te cilët do i emocionojnë qe ne takimin e pare. Kujdes, njihuni mire me ta para se te merrni vendime sesa asnjëherë nuk i dihet. Ne planin financiar do ulni shpenzimet dhe situata do vije duke u përmirësuar.
Demi

Sipas te gjitha gjasave, jeta juaj ne çift do jete me pak emocionuese gjate kësaj dite. Do e keni te vështirë te ruani ambientin e ngrohte dhe here pas here do debatoni ashpër. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime interesante. Shfrytëzojeni deri ne minutën e fundit! Ne planin financiar mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi.
Binjaket

Bashkëpunimi ne çift do jete perfekt gjate kësaj dite dhe do kaloni momente te paharrueshme. Mos humbni për asnjë moment kthjelltësinë dhe bëjini partnerit ndonjë propozim te çmendur. Atij do i pëlqejë mjaft. Beqaret do kenë aventura te shumta, por nuk do e gjejnë as sot personin ideal. Ne planin financiar situata do jete e mire e pa probleme.
Gaforrja

Duhet te keni me shume besim tek partneri gjate kësaj dite. Ai iu dashuron fort dhe nuk do iu lëndojë asnjëherë. E mora do ishte qe edhe ju te bënit me shume për te. Beqaret do kenë një dëshirë te madhe për te rene ne dashuri, por mundësitë e sotme ofrojnë veçse aventura kalimtare. Financat do jene te mira edhe pse përmirësime te mëdha nuk priten. Mos jepni asnjë hua.
Luani

Do i kushtoni shume vëmendje sot atij qe keni ne krah dhe do ia kaloni me se miri. Xhelozia duhet shmangur me çdo kusht. Beqaret do tregohen me te hapur dhe me te shoqërueshëm. Do kenë mundësi te shumta te bien ne dashuri dhe do ndihen te plotësuar. Saturni do ndikoje serish tek financat. Beni kujdes sepse ai do iu nxite te bëni çmenduri me shpenzimet.

Virgjeresha

Zemra juaj nuk do ndihet shume mire gjate kësaj dite. Do e ndjeni tmerrësisht shume mungesën e ngrohtësisë dhe ledhatimeve. Flini me partnerin sa me pare. Beqaret do kenë disa takime, por mundësitë janë vetëm për aventura kalimtare. E dini vete nëse do doni te përfitoni apo jo. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim nga një dite me pare.

Peshorja

Do bëni një gabim te pafalshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do keni mosmarrëveshje me partnerin. Pranojeni gabimin dhe mos u mundoni te justifikoheni kot. Beqaret do kenë vetëm një takim, por ai mund te jete i shumëprituri. Influenca e yjeve do jete pozitive për financat. Do tregoheni te kujdesshëm dhe mund te keni ndonjë përmirësim.

Akrepi

Edhe pse do keni disa debate te vogla me partnerin tuaj sot, atmosfera ne çift do jete përgjithësisht e ngrohte. Te gjithë mund te kenë vështirësi, e rëndësishme është te flisni për çdo gjë me partnerin. Beqaret do jene ne forme dhe gati te fillojnë aventura emocionuese. Dite ideale për te planifikuar një investim te rëndësishëm. Financat do fillojnë te stabilizohen.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete e kontrastuar gjate kësaj dite. Here do mbizotërojë komunikimi e bashkëpunimi, here do keni debate te forta për gjere elementare. Beni kujdes! Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe me te hapur me personat qe do takojnë. Bëhuni gati për ndonjë propozim interesant. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te ruani një strategji strikte.

Bricjapi

Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe kjo është ajo qe duhet ta ndryshoni me patjetër. Me mire debatoni me partnerin sesa te ruani qetësinë dhe te bëni gjithçka si çdo dite. Beqaret duhet te tregohen te matur me personat qe do takojnë. Për te krijuar një lidhje duhet ende te prisni. Ne planin financiar mos bëni plane afatgjate .
Ujori

Tregohuni me te kuptueshëm dhe me tolerante gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah nëse doni qe gjerat te shkojnë mire. Ai do kujdeset për ju dhe do iu përkëdhele gjate gjithë kohës. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë me ngulm, por t’ia lënë gjithçka kohës. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe nuk do shpenzoni pa kontrolluar njëherë buxhetin.

Peshqit

Ekuilibri do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Askush nuk mund t’ua prishe harmoninë dhe qetësinë. Nëse keni kohe qe mendoni te flisni me partnerin për një teme delikate, bëjeni sot. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri, por këshillohet t’i marrin gjerat shtruar. Ne sektorin financiar do ndërmerrni rreziqe, por do ia dilni ta stabilizoni situatën.

Fjalët kyçe: Horoskopi

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper