Horoskopi, 14 korrik 2016

Dashi 21/3 - 20/4 Një periudhë qetësie në punë do t’ju japë mundësinë të bëheni më aktivë në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do mundet të krijojnë ende një lidhje. Kujdes me financat.

Lifestyle

14/07/2016 07:43

Demi 21/4 – 21/5

Edhe pse nuk është dominues në shenjën tuaj, Marsi mund të vazhdojë t’ju sjellë ndonjë pengesë në çift. Beqarët edhe pse do mundohen nuk do e gjejnë dot dashurinë. Në planin financiar do jeni me fat.

Binjakët 22/5 – 21/6

Është momenti që t’i kushtoni rëndësi ndryshimeve në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do gjejnë një person me të cilin do mund të krijojnë edhe një lidhje. Financat do përmirësohen.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Saturni kthehet në shenjën tuaj. Fillon kështu një periudhë bilancesh, revizionesh dhe përzgjedhjesh për ju të dashuruarit. Beqarët do kenë plot takime. Kujdes me financat.

Luani 23/7 – 21/8

Marsi qëndron përsëri në anë të kundërshtimit për ju të dashuruarit. Beqarët do jenë mjaft të mbyllur në vetvete. Financat nuk do jenë aspak të mira.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Falë një pozicioni të favorshëm të yjeve dita e sotme do të jetë e qetë për të dashuruarit. Beqarët për të mos qëndruar vetëm do hidhen pa u menduar në krahët e atij që pëlqejnë. Në planin financiar jeni me fat.

Peshorja 24/9 – 23/10

Është një moment i rëndësishëm për ju të dashuruarit. Beqarët do arrijnë të gjejnë dashurinë. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Akrepi 24/10 – 22/11

Do të ndiheni si të zënë në kurth nga një situatë e re me partnerin/en, që ndoshta do të jetë përcaktuese për të ardhmen. Beqarët nuk do ndihen gati për të ndryshuar statusin. Financat do i keni gjatë të gjithë kohës nën kontroll.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Do të jeni shumë entuziastë dhe aktivë dhe do të ndërmerrni punë me shumë përgjegjësi në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do e kenë mendjen shumë te dashuria. Financat do kenë shumë përmirësime.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Idetë e reja dhe gjeniale nuk do t’ju mungojnë aspak, vetëm se duhet që t’ia shprehni edhe partnerit/es. Beqarët do kenë shumë takime dhe njohje. Financat e mira.

Ujori 21/1 – 19/2

Ndonëse është një periudhë e vështirë për ju të dashuruarit, do të keni mundësinë që të shfaqni aftësitë tuaja. Beqarët do jenë të pafat në dashuri. Edhe me financat do keni probleme.

Peshqit 20/2 – 20/3

Edhe sot do të vazhdojë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje dhe shumë prej atyre që janë në çift. Beqarët ndihen mjaft mirë me statusin e tyre. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.