Horoskopi, 10 gusht 2016

Horoskopi për ditën e sotme.

Lifestyle

10/08/2016 07:18

Dashi 21/3 – 20/4

Sot do të bini preh e pesimizmit ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do jenë të ngarkuar me punë dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Kujdes me shpenzimet.

Demi 21/4 -­ 21/5

Shikoni punën tuaj dhe mos lejoni të përfshiheni në thashetheme, të cilat nuk mund t’ju zgjidhin asgjë me partnerin. Beqarët do kenë takime interesante. Në planin financiar situata parashikohet e mirë.

Binjakët 22/5 – ­21/6

Duhet t’i bëni pyetjet në momentin e duhur kundrejt njeriut që keni përkrah, pavarësisht përgjigjeve që do të merrni. Beqarët do takojnë personin që kanë ëndërruar

Gaforrja 22/6 ­- 22/7

Ka ardhur koha të kontrolloni emocionet tuaja dhe të filloni të përballoni problemet në çift. Beqarët do kenë një ditë me fat dhe të mbushur me takime mbresëlënëse.

Luani 23/7 ­- 21/8

Sot do të jeni objekt i një ulje dhe ngritje të shpeshtë të humorit ju të dashuruarit. Beqarët do nisin të mendojnë seriozisht për lidhje afatgjatë. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat.

Virgjëresha 22/8 -­ 23/9

Raportet me partnerin/en sot nuk do të jenë shumë të thjeshta. Beqarët edhe pse do sakrifikojnë për të gjetur dashurinë nuk do ja dalin dot mbanë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Peshorja 24/9 -­ 23/10

E vërteta edhe kur është e hidhur, është e nevojshme. Beni mirë të sqaroheni për çdo pikëpyetje me partnerin/en. Beqarët do kenë takime pafund. Në planin financiar nuk parashikohen probleme

Akrepi 24/10 ­- 22/11

Përpiquni të mbani veten nën kontroll. Nuk keni pse të kërkoni gjithmonë që të dominoni në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do përmirësohen.

Shigjetari 23/11 -­ 22/12

Jo gjithmonë keni besuar te partneri/ja juaj. Beqarët do kenë disa takime mbresëlënëse do përfshihen në ëndërrime. Me financat nuk do keni asnjë problem.

Bricjapi 23/12 -­ 20/1

Mund të përballeni me personin që keni në krah, i cili nuk ju lejon të interpretoni rregullat. Beqarët më në fund do gjejnë personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar do përballeni me vështirësi.

Ujori 21/1 ­- 19/2

Nëse nuk arrini t’i plotësoni dëshirat e partnerit/es, bëni mirë të tregoheni të sinqertë me të. Beqarët do jenë mjaft joshës sot dhe do kenë fat me tepricë në dashuri. Në planin financiar fati është në anën tuaj.

Peshqit 20/2 ­- 20/3

Përdorni të gjithë sharmin tuaj për të arritur atë që dëshironi lidhur me njeriun e zemrës. Beqarët do të kenë takime të njëpasnjëshme, por janë të pavendosur. Në planin financiar bëni kujdes.