Horoskopi, 1 shtator 2016

Horoskopi për ditën e sotme.

Lifestyle

01/09/2016 07:32

Dashi: 

Ditë tërësisht anonime dhe pa shije. Mos u trembni, një pushim emocioneve nuk i bën gjë tjetër përveçse mirë dhe ju jep kohë të shtendoseni dhe të organizoheni më mirë në raundet e ardhshme. Diçka fillon të lëvizë në punë, ndërsa sfera sentimentale është e penalizuar nga Venusi dhe nga partneri që është i nxehur nga mungesat tuaja të vazhdueshme.

Demi: 

Hëna e re dhe eklipsi unazor i Diellit në fushën tuaj të pestë, ju japin një ditë të këndshme dhe plot lëvizje. Kreativiteti juaj është shumë i pasur sot, keni ide origjinale dhe dini t’i përpunoni në mënyrë personale. Emocionet intensive lyejnë zemrën me ngjyra të gjalla. Nëse jeni në çift, tërheqja reciproke do të rindizet.

Binjakët: 

Ditë e komplikuar, shtatë planete ju vëzhgojnë. Tensioni ndjehet kudo, në të gjitha nivelet, duke filluar nga fiziku e deri tek mendja, nga puna në sferën sentimentale. Për të arritur qetësinë e dëshiruar keni nevojë për pak joga, meditim apo një banjo relaksuese, e ndjekur nga një masazh nga duart e një eksperti që do të shkrijë gjithë tensionin.

Gaforrja: 

Ditë shumë e shpejtë kjo e sotmja, sa mund t’ju duket si një garë e “Formula 1”. Një qiell fantastik mbi ju është promotor i lëvizjeve, mundësive, takimeve që do të lenë shenjë. Në punë origjinaliteti, mendimet dhe sensi i bashkëpunimit do të lehtësojnë çdo iniciativë tuajën. Në dashuri prisni më të mirën.

Luani: 

Qielli është shumë premtues për xhepat tuaj, që mund të mbushen krejt papritmas. Dhe kjo vjen në mënyrë surprizuese nga momenti që një nga planetet kalon në fushën tuja të dytë, atë të parasë. Aftësia dhe dhuntia janë kartat tuaja fituese. Mirëkuptimi me personin e zemrës do të jetë i thellë nga të gjitha anët.

Virgjëresha: 

Super ditë kjo e sotmja me Hënën të përqafuar nga Dielli në shenjën tuaj. Për ata që kanë një aktivitet të pavarur ekonomik, shtatori fillon vërtet mirë. Do të keni raste të shkëlqyeshme, do të jeni shumë të zënë. Por edhe me shumë fat. Mbrëmja do të jetë e ëmbël për çiftet e dashuruara. Ecja në krah të njëri tjetrit do të jetë e thjeshtë, mirëkuptimi do të jetë i thellë, i ushqyer nga gjërat e vogla të përditshme.

Peshorja: 

Intuita dhe kreativiteti, të evidentuara nga Hëna në shenjën tuaj, do të bëjnë diferencën në iniciativat tuaja. Me partnerin tregohuni të disponueshëm dhe të sinqertë. Kushtojini vëmendje alergjive edhe pse fiziku juaj është në gjendje të rikuperohet me shpejtësi. Përqëndrohuni tek kura e trupit, me gjeste relaksuese si masazhet apo banjat termale.

Akrepi: 

Fati është nga ana juaj, për dashurinë dhe për të gjitha kënaqësitë e jetës. Sjell para në xhepat tuaj dhe një erë të rejash në sferën afektive të atyre që janë në çift, por edhe të atyre që nuk janë. Do të merrni kënaqësi të mëdha si morale, ashtu edhe materiale, duke parë më në fund që do t’ju njihen meritat tuaja. Një person që ju admiron shumë mund t’ju bëjë një dhuratë apo surprizë.

Shigjetari: 

Ditë me humor të keq, pakënaqësi, vonesa që do t’ju nervozojnë, ndoshta dhe pak trafik që do t’ju vërë në tension. Më mirë puna në disa raste, duke parë qiellin e sotshëm. Nëse keni një aktivitet ekonomik të pavarur, tregohuni preçizë dhe të mirëorganizuar. Kini kujdes! Mos i besoni aparencës dhe evitoni gjykime të nxituara, në veçanti nëse keni të bëni me ndryshime apo tranferime.

Bricjapi: 

E enjte shumë e rëndësishme për pjesën më të madhe prej jush. Natyrisht është pozitiv fillimi i një projekti ambicioz që prej kohësh ju kalon në mendje. Do të keni një vizion të qartë të aftësive tuaja, do të dini çfarë doni dhe si ta merrni. Nëse nuk do të jeni të aftë ta bëni vetëm, do të jetë rastësia që do t’ju japë një dorë për të realizuar ëndrrat tuaja.

Ujori: 

Skenari yjor është në një linjë me shenjën tuaj zodiakale, progresist dhe i hapur për të reja. Në sektorin profesional priten perspektiva me avantazhe. Është e mundhme që t’ju kërkohen spostime ose madje edhe ndryshime të rezidencës. Gjithmonë duke patur garancitë e duhura, çdo e re duhet të konsiderohet një faktor pozitiv. Të reja të bukura edhe në fushën e dashurisë.

Peshqit: 

Armatosuni me durim dhe çoni përpara angazhimet tuaja dhe mos e lini veten të shqetësoheni nga tranzitet planetare, që janë absolutisht komplekse për shenjën tuaj. Nëse keni në horizont një lidhje sentimentale, do t’ju duhet të përballoni ndonjë vështirësi. Është e thjeshtë të ngatërroni pasionin me dashurinë, të tërhiqeni nga persona të gabuar dhe të veproni në mënyrë prepotente.