Honor 9 Lite vjen me katër kamera në tregun evropian – Lajmi.net
Honor 9 Lite vjen me katër kamera në tregun evropian
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 17:19, 7 February 2018
Honor 9 Lite tashmë është paralajmëruar për dy tregje: Indi dhe Kinë – tregu i shtëpisë së Honorit.

Honor njofton se telefoni me katër kamera nga sot do të jetë në dispozicion në tregjet e Ballkanit Perëndimor.

Honor 9 Lite është duke shënuar rezultate të mira në Kinë si “telefoni më i mirë me çmim të lirë e me dizajn të shkëlqyeshëm”, transmeton Koha.net. Po ashtu, rezultate të mira është duke shënuar edhe në Indi, i cili është shitur i tëri në tri seri të shitjeve në Flipkart.

Honor 9 Lite vjen me katër kamera – 13 + 2 megapikselë në të anët, kështu duke u solidarizuar me trendin e smartfonëve me kamera të dyfishta për ‘selfie’. Po ashtu, vjen edhe me ekran të ri 5.65-inç FullView e raport prej 18:9 si dhe me skajet shumë të holla, procesor të vetin HiSilicon Kirin 659 – të njëjtin siç e ka Honor 7X, shkruan GSM Arena.

“Honor do të rritet më tej nga suksesi solid në tregun kinez dhe do të thellojë rolin tonë si lider në tregjet globale. Ne synojmë të hyjmë në top-pesëshen e brendeve të smartfonëve deri më 2020-ën”, ka thënë George Zhao, presidenti i Honorit.

Pjesa e pasme e telefonit përbëhet nga një shtresë optike nano-shkallëshe që e bënë të shkëlqejë dhe të reflektojë dritën që përkon me pllakën e pasme shumë të shkëlqyeshme të Honor 9-it.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO