Honda NSX shumë e shpejtë, rivalizon Lamborghinin (Video)

Kompania Honda ka bërë punë mjaft të mirë me modelin e saj të ri të quajtur NSX.

Auto & Tek

18/05/2017 13:01

Gjatë testit, kjo veturë sportive arriti që për 2.9 sekonda të mbërrijë shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h, duke rivalizuar kështu modelin Lamborghini Aventador, pasi edhe ky i fundit kishte arritur këtë kohë të njejtë, shkruan Lajmi.net.

Me një motor 3.5 litërsh twin-turbocharger V6, kjo veturë prodhon hiç më pak se 573 kuaj-fuqi.

Çmimi për një veturë të tillë sillet rreth 400 mijë dollarë./Lajmi.net/

YouTube player