Homoseksualiteti është “defekt fizik”

Fernando Sebastian, Kardinali më i ri spanjoll i Papa Franceskut, ka bërë një deklaratë interesante. Ai e ka quajtur homoseksualitetin si një “defekt fizik\", i cili mund të shërohet. Kjo, sipas tij, nuk është ofenduese, por e kundërta.

Bota

20/01/2014 22:10

Duke barazuar homoseksualitetit me presionin e lartë të gjakut, Kardinali Spanjoll Fernando Sebastian, ka bërë një deklaratë interesante.

Ai i ka thënë gazetës spanjolle Diario Sur se homoseksualiteti “është një defekt i mënyrës së shprehjes së seksualitetit, sepse seksi ka një strukturë dhe një qëllim –  riprodhimin”.

“Një homoseksual i cili nuk mund të arrijë këtë gjë (riprodhimin), ai dështon”, ka thënë ai.

“Trupat tonë kanë shumë defekte. Unë për shembull kam nivel të lartë të presionit të gjakut”.

Kardinali, po ashtu, ka deklaruar se duke quajtur homoseksualitetitn “një defekt”, në fakt nuk është “ofenduese”, por e kundërta.

Sipas tij, kjo është një ndihmë, sepse është e “mundur që të shëroheni dhe të bëheni sërish normal, nëse keni trajtimin e duhur mjekësor”.