Homazhe pranë varrit të Astrit Deharit në 2-vjetorin e vdekjes

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar Astrit Deharin në rastin e 2-vjetorit të vdekjes.

Lajme

05/11/2018 12:01

Në varrezat e fshatit Zllatar të Prishtinës janë bërë homazhe pranë varrit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari me rastin e 2-vjetorit të vdekjes së tij, raporton lajmi.net.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë fjalimit të tij të mbajtur, vdekjen e Deharit e ka cilësuar si vdekje, duke thënë se edhe dy vjet më vonë akoma nuk është vënë drejtësi për Astrit Deharin.

“Në shtetin e kapur, burgjet janë fronte. Aty na e mbytën Astritin. Dy vjet më vonë ne kemi dhembje, sepse nuk e kemi Astritin dhe sepse nuk e kemi drejtësinë. Kur njeriu i drejtë e për drejtësi mbytet, krimi bëhet i pamatshëm. Ky krim nuk mund të falet sepse nuk mund të harrohet, nuk mund të harrohet sepse nuk mund të falet. Drejtësia për Astritin është liria në Republikë, për qytetarin aktiv, pa të cilën nuk ka republikë dhe as qytetari. Prangat në duart e Astritit dje, sot janë zinxhir i policisë e i prokurorisë, i gjyqësisë e i qeverisë, në duart dhe këmbët e qytetarit. Drejtësia për Astritin në Kosovë është vetë liria për qytetarin në Republikë. Astrit ishte i Lëvizjes, tash ne jemi të tij. Të fuqishëm si asnjëherë tjetër, sepse me një popull që na do si askush tjetër’’, tha Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Homazhe pranë varrit të Astrit Deharit bën edhe familjarët dhe shumë aktivistë të tjerë.

Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, Avni Dehari duke i falënderuar të pranishmit tha se pjesëmarrja dhe protesta i bënë ata edhe më të fuqishëm. /Lajmi.net/