Holanda shuan ëndrrën europiane të Shqipërisë

Parlamenti i Holandës ka votuar kundër një propozimi të Qeverisë për t’i dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit të Bashkimit Europian.

Lajme

13/12/2013 16:59

Parlamenti i Holandës ka votuar kundër një propozimi të Qeverisë për t’i dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit të Bashkimit Europian.

Ky vendim paralandalon liderët e BE’së që ta shqyrtojnë propozimin për t’i dhënë Shqiëprisë statusin e kandidatit në samitin e tyre më 19 dhe 20 dhjetor.

Një vendim i tillë mundet që të shkaktojë një goditje të rëndë për shpresat e anëtarësimit për Shqipërinë, që sipas Komisionit Europian ka kryer reformat e kërkuara.

Zëdhënësi i Parlamentit Holandez ka thënë për Euroactiv se partia për “Liri dhe Demokraci” e Kryeministrit Rutte ka votuar kundër hapjes së dyerve për Shqipërinë, ndërsa partneri në koalicion, Laburistët, kanë votuar në favor të dhënies së statusit.

Holanda kundërshton hapjen e dyerve për anëtarësim në zonën Shengen të Bullgarisë dhe Rumanisë edhe pse Komisioni Europian mendon se të dy vendet kanë plotësuar të gjitha detyrimet e tyre.

Ministrat e Jashtëm të BE’së pritet të vendosin më 17 dhjetor për kandidaturën e Shqipërisë dhe ky qëndrim pritet të konfirmohet dy ditë më pas, edhe nga Këshilli i krerëve të shteteve dhe qeverive të Unionit.