Holanda pëson një tjetër humbje (Video)

Holanda nuk është duke kaluar në formën e saj më të mirë, pasi është mposhtur nga skuadra e Islandës me rezultat 2-0, sa i përket ndeshjes kualifikuese për Euro 2016.

Lajme

13/10/2014 23:40

Ndeshja filloi mirë për skuadrën e Islandës, kur në minutën e 10’ Gylfi Sigurdsson shënon nga penaltia për ta kaluar kombëtaren e tij në epërsi.

Në minutën e 42’ është përsëri Gylfi Sigurdsson ai që tund rrjetën e Holandës, duke dyfishuar kështu epërsinë e kombëtares së tij.

Deri në fund nuk kishte ndonjë ndryshim rezultati dhe kështu ndeshja përfundon me fitore të Islandës.

Me këto tre pikë, Islanda gjindet në vendin e parë të grupit A me nëntë pikë nga tre ndeshje, ndërsa Holanda ka vetëm tre pikë.

Video