Holanda ndërton rrugë të plastikës

Roterdami i Holandës mund të jetë qyteti i parë në botë, që në vend të asfaltit për ndërtimin e rrugëve do të përdor plastikën e ricikluar”, shkruan “The Guardian”.

Auto & Tek

14/07/2015 14:55

Materiali plastik që do të përdoret për rrugët është më ekologjik, më i shpejtë për shtrim dhe më i qëndrueshëm në krahasim me asfaltin, thonë në kompaninë VolkerWessels që njëherit janë ideator të këtij projekti, transmeton lajmi.net

Kjo kompani ka bërë të ditur se pjesa e nëndheshme do të shtrohet nga shishet e reciklueshme të plastikës, që kërkojnë më pak burime të mirëmbajtjes dhe durojnë më shumë temperaturat ekstreme që vraiojnë midis -40 dhe +80 gradë celsius.

Asfalti 1Njëra prej përparësive është se koha e nevojshme për ndërtimin e këtyre rrugëve do të shkurtohet dukshëm, pasi në vend të muajve do të shërbejnë javët.

Në Volker Wessels pretendojnë se në gjithë këtë tregim është shumë i rëndësishëm faktori ekologjik. Sipas të dhënave të tyre, çdo vit për shkak të shtrimit të rrugëve në atmosferë emetohen mbi 1.6 milion ton dyoksid karboni, që përfaqëson 2 % të totalit që llogaritet në transportin rrugor.

Përveç kësaj, rrugët e plastikës janë më të lehta, reduktojnë ngarkesën, dhe mund të jenë më të zbrazëta përbrenda për shkak  të shtrimit të kabllove, tubacioneve dhe infrastrukturave tjera urbane.

Zbrazëtirat e brendshme do të mundësonin edhe instalimin më të lehtë të ngrohësve, që mbrojnë rrugët nga krijimi i shtresave të akullta gjatë dimrit. (lajmi.net)