Holanda mbetet pa Van der Vaartin

Mesfushori Raphael van der Vaart ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore të Holandës, dhe do të mungojë në Kampionatin botëror në Brazil.

Sport

28/05/2014 14:36

Mesfushori i Holandës, Rafael Van der Vaart do të mungojë në Kampionatin botëror për shkak të një lëndimi në këmbën e djathtë.

Federata e Futbollit të Holandës njoftoi se dëmtimi nënkupton se selektori Louis van Gaal nuk do ta inkuadrojë futbollistin më me përvojë, në ekipin e tij final për garën në Brazil.

Ylli i Hamburgut ka bërë 109 paraqitje për Holandën, dhe mungesa e tij është goditje e rëndë për ekipin që pikërisht në mesfushë nuk do të mund të llogaris as në yllin e Romës, Kevin Strootman, për shkak të lëndimit të gjurit, dhe operacionit të cilit iu nënshtrua në mars.

Brazili ishte pritur të jetë Botërori i tretë për Van der Vaartin, dhe në mungesë të tij, Van Gaal pritet ta inkuadrojë Wesley Sneijderin në rolin e mesfushorit kreativ.