Holanda i del në ndihmë Onkologjisë Pediatrike në QKUK

Qendra për onkologji Pediatrike “Princess Maxima”në Holandë ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajme

04/09/2018 14:23

Kështu u tha në një takim që drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Basri Sejdiu pati me përfaqësues të kësaj qendre stafin mbështetës, i cili shoqërohej nga kryesuesja e fondacionit Care For Kosova Kids (CFKK) Anke Gerrits dhe përfaqësueset e tjera të fondacionit nga Holanda dhe Kosova.

Profesori Gert-Jan Kaspers tha se Qendra për onkologji Pediatrike “Princess Maxima “ në Holandë, bashkë me Fondacionin Care for Kosovo Kids, kanë mundësi të mbështesin stafin shëndetësorë ne edukim dhe subspecializim në mënyrë që pas trajnimit ato njohuri t’i aplikojnë tek fëmijët e Kosovës. “Në takim është biseduar në lidhje me mundësitë e përkrahjes që ka profesor Kaspers dhe ekipi mjekësor nga Holanda për Repartin e Hemato-Onkologjisë pediatrike në QKUK, me theks të veçantë për edukimin e stafit mjekësor dhe ndihma të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët që janë të diagnostikuar me sëmundje hemato-onkologjike” thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Kryesuesja e fondacionit Care For Kosova Kids Anke Gerrits, tregoi për organizimet e deritanishme dhe ndihmat konkrete që kanë dhënë për Repartin e Hemato-Onkologjisë, qoftë në furnizim me barna dhe citostaikë për fëmijët e sëmurë, apo edhe formave të tjera të organizimeve që kanë pasur përmes fushatave bëmirës për të ndihmuar këtë Repart.

Në fund të takimit, dy palët u pajtuan që konform marrëveshjes së lidhur më herët ndërmjet Qendrës për onkologji Pediatrike “Princess Maxima “ në Holandë, Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe QKUK dhe Care for Kosovo Kids, të vazhdojë bashkëpunimi dhe mbështetjen për Repartin e Hemato-Onkologjisë dh