Holanda e dobët për Italinë

Kombëtarja e Italisë ka shënuar një fitore të sigurt prej 2-0 në miqësoren e zhvilluar kundër Holandës.

Sport

04/09/2014 23:38

Ndeshja filloi shumë mirë për italianët, kur në minutën e 3-të,Bonucci pason deri te Ciro Immobile i cili në portën e zbrazët shënon për 1-0.

Në minutën e 9-të,Martins Indi ndëshkohet me karton të kuq, duke i’a dhuruar gjithashtu Italisë një penalti.

Daniele De Rossi ishte i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në anën e djathtë të portës së holandezëve, 2-0.

Në vazhdimin e lojës, Italia e kishte tërë komoditetin e duhur për të mbajtur epërsinë prej 2-0. Ajo arriti me shumë sukses ta bëj një gjë të tillë, duke i informuar njëkohësisht kundërshtarët tjerë se është duke kaluar në një formë të shkëlqyer nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Antonio Conte.

Video