Holanda dëbon dy diplomatë iranianë, shkaqet mbahen sekret

Mediat e huaja raportuan sot se Holanda ka dëbuar dy pjesëtarë të stafit të ambasadës iraniane në Amsterdam. Shërbimet e inteligjencës në Holandë konfirmuan lajmin, por nuk dhanë asnjë arsye në lidhje me shkaqet e këtij vendimi.

Bota

06/07/2018 23:22

Ata e kanë cilësuar dëbimin e diplomatëve të tyre, si një tentativë për të dëmtuar përpjekjet për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore, të firmosur më 2015-ën.

Deklarata i referohej marrëveshjes shumëkombëshe nën të cilën sanksionet mbi Iranin u hoqën në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor, të verifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosët të tërhiqen nga kjo marrëveshje në muajin maj, pasi sipas Donald Trump, ajo ishte shumë e keqe për vendin