Hoffenheim ndal Bayernin

Bayern Munich duket se e teproi me festën e titullit të kampionit në mesjavë. Gjiganti bavarez u ndal në barazim 3:3 me Hoffenheimin në Allianz Arena, duke ndërprerë serinë prej 19 fitoreve të njëpasnjëshme. Anthony Modeste kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 23-të, por Bayern barazoi shpejt nëpërmjet Claudio Pizarros i cili shënoi pas…

Sport

29/03/2014 16:27

Bayern Munich duket se e teproi me festën e titullit të kampionit në mesjavë.

Gjiganti bavarez u ndal në barazim 3:3 me Hoffenheimin në Allianz Arena, duke ndërprerë serinë prej 19 fitoreve të njëpasnjëshme.

Anthony Modeste kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 23-të, por Bayern barazoi shpejt nëpërmjet Claudio Pizarros i cili shënoi pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.

Kurse, vetëm tre minuta më vonë, në të 34-ën, ishte radha e yllit kosovar të shënonte gol duke e kaluar Bayernin në epërsi. Pizarro shënoi sërish në minutën e 40-të mirëpo, Sejad Salihovic u përkujdes që Hoffenheim të mbetet ende në lojë, para përfundimit të pjesës së parë.

Pas intervalit, Bayerni nuk shënoi më, kurse Hoffenheim nxori një pikë me golin e Roberti Firminos në minutën e 75-të.

Rezultatet:

Leverkusen – Braunschweig 1:1

Bayern M – Hoffenheim 3:3

Mainz – Augsburg 3:0

Stuttgart – Borussia Dortmund 2:3

Wolfsburg – Eintracht Frankfurt 2:1