Hoffenheim 1:3 Bayern, notat e lojtarëve

Bayern Munich e ka mbyllur me fitore xhiron e 18-të në Bundesliga, duke triumfuar ndaj Hoffenheim.

Sport

18/01/2019 22:35

Bavarezët arritën që në udhëtim të dalin fitues me rezultatin 1:3, falë një paraqitje spektakolare të të gjithë skuadrës pa dallim.

Ishte Leon Goretzka që realizoi dy herë në këtë triumf të Bayern, në minutat 34’ dhe 45’, shkruan lajmi.net.

Vendasit ngushtuan epërsinë në minutën e 59’ me anë të Nico Schulz por kjo ishte krejt çka treguan.

Golin e fundit e realizoi Lewandowski, për 1:3. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe paraqitja e Manuel Neuer.

Më poshtë mund t’i gjeni notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas “WhoScored”. /Lajmi.net/