Hoeness futet në burg

Uli Hoeness ka nisur ta vuajë dënimin prej tri vjetësh e gjysmë burg. Ish presidenti i Bayern Munichut u është shmangur taksave të shtetit prej 28,5 milionë eurosh.

Sport

02/06/2014 20:00

Ashtu siç ishte planifikuar, Uli Hoeness e ka nisur vuajtjen e dënimit prej tri vjetësh e gjysmë të hënën, pasi u kap duke iu shmangur taksave të shtetit.

Ish presidenti i Bayern Munichut, u dënua 81 ditë më parë me këtë periudhë kohore dhe atij i duhet ta vuajë dënimin në burgun Landsberg, 70 kilometra në veri të Munichut, 81 ditë pas vendimit të marrë.

Ai ishte penduar për këtë veprim, por gjyqi gjerman nuk falë në raste të tilla, përkundër faktit se është personalitet i njohur në këtë vend.

“E kam bërë një gabim të madh dhe e pranoj çdo dënim për këtë. Kur të kthehem, nuk do të pensionohem. Nuk ka ardhur ende koha”, ka thënë Hoeness, duke e konfirmuar rikthimin në Bayern Munich.