Hodgson dëshiron t’i fitojë të gjitha ndeshjet kualifikuese

Roy Hodgson i ka sfiduar lojtarët e Anglisë që të e përfundojnë kampanjën kualifikuese për “EURO 2016”, me rekord të qind për qind të fitoreve.

Sport

02/09/2015 23:36

Jonjo Shelvey ka treguar se përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson ka kërkuar nga ta që t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura në kualifikimet për “EURO 2016”.

Mesfushori është shprehur i bindur se “treluanët”, mund t’a arrijnë këtë rekord.

“Shpresoj që do  ta bëjmë këtë”, ka thënë Shelvey.

“Nuk ka ndonjë arsye se pse s’mundemi. Mendoj që e kemi atë aftësi”.