Hitzlsperger homoseksual

Ish mesfushori i Aston Villës, Evertonit dhe West Hamit, Thomas Hitzlsperger ka bërë të ditur se është homoseksual. Reprezentuesi gjerman, i cili u pensionua në shtator të vitit të kaluar për shkak të një problemi afatgjatë të gjurit, bëri njoftimin për magazinën gjermane Die Ziet. “Jam duke e bërë publike homoseksualitetin tim sepse dua të…

Sport

08/01/2014 12:34

Ish mesfushori i Aston Villës, Evertonit dhe West Hamit, Thomas Hitzlsperger ka bërë të ditur se është homoseksual.

Reprezentuesi gjerman, i cili u pensionua në shtator të vitit të kaluar për shkak të një problemi afatgjatë të gjurit, bëri njoftimin për magazinën gjermane Die Ziet.

“Jam duke e bërë publike homoseksualitetin tim sepse dua të avancoj diskutimin për homoseksualitetin në mes të atletëve profesionistë”, deklaroi Hitzlsperger.

Futbollisti i njohur si ‘Der Hammer’ nga përkrahësit e Aston Villas për shkak të goditjeve të fuqishme me këmbën e majtë ka thënë se ballafaqimi me orientimin e tij seksual erdhi pas një “procesi të gjatë dhe të vështirë” dhe se: “vetëm së fundmi kam mësuar se më preferoj më tepër të jetoj me një tjetër mashkull”.

Gjatë karrierës së tij, Hitzlsperger luajti edhe për Lazion, Stuttgartin dhe Wolfsburgun.