Hitzfeld: Shaqiri u largua për shkak të Guardiolës

Ish trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld beson se Xherdan Shaqiri u largua nga klubi për shkak se trajneri Pep Guardiola nuk i besonte atij.

Sport

30/01/2015 23:25

Ottmar Hitzfeld e ka gjetur fajtorin për largimin e Xherdan Shaqirit nga Bayern Munich.

Ish trajneri i gjigantit bavarez, i cili punoi me mesfushorin kosovar gjatë kohës sa drejtoi Përfaqësuesen e Zvicrës, thotë se Shaqiri u largua për shkak të trajnerit Pep Guardiola.

“E kuptoj vendimin e Shaqirit sepse Guardiola kurrë nuk i besonte atij”, deklaroi Hitzgeld për “Blick”.

“Në Bayern ekzistonte një konkurrencë e fortë. Mirëpo, në Inter ai do të ketë të gjitha mundësitë që të rikthehet në krye”, u shpreh ai. “Shaqiri do të ringjallet në Itali, por sigurisht se duhet të luajë më rregullisht, edhe pse parashikimet mbi të janë të mëdha. Por, ai do të jetë në gjendje t’i menaxhoj ato”, përfundoi Hitzfeld.

Shaqiri ka bërë tri paraqitje me Interin duke realizuar një gol në kuadër të Coppa Italia.