Hitzfeld: Messi dhe Ronaldo, kurrë te Bayerni

Ish trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld, ka deklaruar se Bayern Munich kurrë nuk do të transferojë lojtarë të klasit si Messi apo Ronaldo.

Sport

23/05/2016 21:16

Sipas Hitzfeld, transferimi i një futbollisti të tillë është kundër filozofisë së klubit gjerman.

“Bayerni rregullisht blenë lojtarë të mirë që përmirësojnë ekipin. Blerja e një emri të madh si Messi, Ronaldo, Ibrahimovic, Suarez ose Neymar, është diçka që Bayerni nuk do ta bëjë. Nuk është në filozofinë e Bayernit të paguaj paga kolosale, ose të paguaj ndoshta 100 milionë euro për një lojtar. Kjo nuk do të bëhet stil i Bayernit”, ka deklaruar trajneri gjerman transmeton Indeksonline.

Pep Guardiola pas fitores 3:0 të Bayernit ndaj Schalkes, kishte thënë se në skuadër i mungon një lojtar që shënon 50-60 gola si Ronaldo apo Messi.