Hitzfeld ka një këshillë për Xhakën e Shaqirin

Ottmar Hitzfeld ka reaguar pas ngjarjeve të ndeshjes Zvicër - Serbi.

Sport

26/06/2018 10:01

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, por edhe Stephan Lichtsteiner u gjobitën nga FIFA në total prej 25 mijë frangash për festën me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë në Botëror.

Hitzfeld për “Blick”, ka thënë se lojtarët ishin euforikë dhe një gjë e tillë është e kuptueshme.

“Mund të bëni gabime kur jeni në eufori. Në kuptimin njerëzor, është e kuptueshme, por të dy nuk ishin të vëmendshëm në atë moment. Mesazhet politike nuk lejohen. Në Kombëtare është folur për këtë edhe më 2014, dhe u ishte thënë që duhet të përmbahen”, ka thënë Hitzfeld.

Ai ka shtuar se ka qenë i bindur se lojtarët nuk do të dënohen me ndeshje moslojë, por vetëm do të gjobiten.