Hiti ‘Despacito’ thyen shtatë rekorde botërore të ‘Guinness’

E publikuar në janar të vitit të kaluar, kënga "Despacito" vazhdon të thyejë rekorde të reja.

ShowBiz

19/10/2018 17:34

Luis Fonsi dhe Daddy Yankee me këngën “Despacito” deri tani llogaritin mbi 5 miliard klikime në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.

Së fundi, “Billboard” ka bërë të ditur që kjo këngë ka thyer shtatë rekorde botërore të “Guinness”.

Si hiti i vitit 2017, kjo këngë bëri historinë me shtatë rekorde dhe ato janë:

·         Kënga që qëndroi më së shumti javë në top listën Latine të Billboard

·         Videoja muzikore më e shikuar online

·         Videoja muzikore më e pëlqyer onlne

·         Videoja muzikore më e shikuar në Youtube

·         Kënga më e dëgjuar në botë

·         Videoja e parë në Youtube që ka arritur 5 miliard shikime

·         Videoja më e shikuar online.

Kujtojmë që kjo këngë ishte realizuar edhe në një tjetër version në bashkëpunim me Justin Bieber. /Lajmi.net/