Historike: Salah bëhet lojtar i parë në Premierligë që…

Mohamed Salah ka bërë historinë në Premierligë me Liverpoolin.

Sport

24/02/2018 20:22

Anësori nga Egjipti shkëlqeu në fitoren e thellë prej 4:1 të Liverpoolit në ‘Anfield Road’ ndaj West Ham.

Njërin nga katër golat e realizoi Salah, që verën e kaluar nga Roma u transferua te Liverpooli.

Ky gol, ishte i 20-ti i shënuar nga Salah me këmbën e majtë, gjë që është edhe rekord i ri në Premierligë.

Asnjë lojtar në histori të Premierligës nuk ka arritur që brenda një sezoni të realizoi 20 apo më shumë gola me këmbën e majtë./Lajmi.net/