Historike: Himni i Kosovës për herë të parë intonohet në kualifikueset për Botëror

Ka nisur ndeshja kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ mes Finlandës dhe Kosovës.

Sport

05/09/2016 20:44

Për herë të parë në ndeshje zyrtare kualifikuese për Kampionatin Botërorë, është intonuar himni i Kosovës, e cila po garon për të parën herë.

Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur si shtet i barabartë me të gjitha shtetet tjera të botës këto gara, me flamur, himn dhe simbole shtetërore, shkruan Lajmi.net.

Momentin historik të intonimit të himnit të Kosovës, mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.