Historike: Drita kalon në fazën e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve

KF Drita është e destinuar për të shkruar historinë në futbollin kosovar.

Sport

29/06/2018 23:02

Pak ditë pasi u bë skuadra e parë kosovare që shënon fitore në Evropë, kampionët e Kosovës janë bërë po ashtu skuadra e parë e vendit tonë që kalon në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi ka arritur të mposht me rezultat 1:4 kampionët e Gjibraltarit, FC Lincoln.

Me fitoren 1:4 ndaj Lincoln, Drita ka arritur të kalojë fazën parakualifikuese, për t’u kualifikuar për në fazën tjetër, pjesë e së cilës janë skuadrat më profesionale të Evropës.

As vetë lojtarët e Dritës nuk e kanë menduar një start aq të mirë, kur pas dy minutash gjetën epërsinë.

Ishte Liridon Leci që në minutën e 2’ shënoi për 0-1.

Kampionët e Kosovës vazhduan dominimin, duke u paraqitur disa herë me raste të mira para portierit vendas. I ngathtë në disa momente u tregua sulmuesi Leotrim Kryeziu, që dështoi në disa raste.

Kryeziu një rast jashtëzakonisht të mirë e kishte edhe në sekondat e parë të pjesës së dytë, por vetë ishte i njëjti, ai i pjesës së parë, duke dështuar sërish.

Humbja e një mori rastesh i kushtoi Dritës, kur vendasit në minutën e 61’ përmes Corrall, arritën të barazonin në 1:1.

Barazim rikthej edhe disponimin për lojë te Lincoln, që dominuan në tërësi ekipin kosovar deri në fund të ndeshjes, por pa arritur golin e dytë për fatin e mirë të Dritës.

Pas 90 minutave, Lincoln 1:1 Drita, dhe ndeshja shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Vazhdimet e para prej 15 minutave sollën gol për Dritën, që riktheu epërsinë në 1:2 me anë të Liridonit Lecit që shënoi nga penalltia në minutën e 115’ të ndeshjes.

Ky ishte goli i dytë i Lecit në këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Drita pas shumë rasteve të humbura, Drita shënoi edhe dy gola të tjerë, me anë të Shabanit dhe Nezirajt, që shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshjen e radhës Drita e zhvillon me skuadrën e madhe suedeze, Malmo./Lajmi.net/