Historiani Drançolli: Konvertimi i shqiptarëve në myslimanë u bë me dhunë

Historiani Jahja Drançolli ka folur në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, ku ka dhënë detaje për periudhën e Skënderbeut, duke qenë edhe njëri nga studiuesit më të mëdhenj të asaj kohe.

Lajme

30/04/2017 08:02

Drançolli ka thënë se konvertimi i shqiptarëve në myslimanë, gjatë shekujve XV-të dhe XVII-të ka ardhur si pasojë e presionit të madh ekonomik, por edhe dhunës se ushtruar ndaj tyre.

Shqiptarët, sipas Drançollit, e kanë përqafuar islamin për t`i ikur trysnisë së sistemeve tatimore nga ana e Kishave Ortodokse dhe Sulltanit. Sipas tij, për t’i ikur vjelljes së dyfishtë dhe haraçeve të ndryshme, kanë zgjedhur islamin.