Historianët e Deçanit përshëndesim largimin e ambasadorit gjerman

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, përmes një njoftimi për media ka përshëndetur përfundimin dhe largimin nga misioni i Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Lajme

09/07/2014 19:55

Ambasadori në largim, Blomeyer, do të kujtohet si njeri i cili ishte vënë në krye të implementimeve të ligjeve nga koha e masave të dhunshme në Kosovë në lidhje me kontestin pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit, për çështjen e pronave të ndërmarrjeve publike Apiko dhe Iliria, thuhet në reagimin e historianëve të kësaj komune.

Kryesia e historianëve të Deçanit përshëndet dhe falënderon kontributin e shtetit gjerman për Kosovën, ndërsa nuk i është mirënjohës punës edhe angazhimit të Ambasadorit Blomeyer.

Ajo kryesi shprehet e bindur së projekt-memorandumi i paraqitur nga ana e Ambasadorit Blomyer, për zgjidhjen e çështjes së kontestit pronësor në mes të Komunës dhe Manastirit të Deçanit, nuk ka qenë qëndrim zyrtar i Berlinit por teke e këtij ambasadori në largim.