Historianët e Deçanit padisin gjykatësit e Kushtetueses

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, do të përgatitë padi kolektive kundër gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vendimin për kontekstin pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe Iliria” në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër.

Lajme

19/06/2016 16:56

Në një njoftim për media, ata shprehin pakënaqësinë e tyre me Qeverinë e Kosovës karshi ngërçit në Deçan.

“Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, në mbështetje të Kushtetutës se Republikës se Kosovës do të përgatitë padi kolektive kundër gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Caka-Nimani, të cilat me pëlqimin e dhënë me Vendimin Nr.964-16 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, kanë shkelur rendë Kushtetutën e Republikës se Kosovës, aktin me të lartë juridik të shtetit tonë dhe parimet themelore të Pakos se Presidentit Athisari”, thuhet në njoftim.

Më tej, ata u bëjnë thirrje të gjitha palëve në procese, institucioneve të Kosovës, Igumenit të Manastirit të Deçanit dhe faktorëve ndërkombëtar, që të ndërmarrin hapa, pasi sipas tyre, vendimi i Gjykatës Kushtetues e është i pa zbatueshëm.

“Pronat publike të Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” nuk do të kalojnë në pronësi të Manastiri të Deçanit, sepse ato prona në asnjë periudhe historike dhe me historikun e parcelave nuk i kanë takuar asnjëherë Manastirit të Deçanit”, thuhet në fund të njoftimit.