Historianët e Deçanit i shkruajnë Jahjagës: Mos luaj me ndjenjat e qytetarëve

Dega e Lidhjes së Historianëve të Kosovës në Deçan, nëpërmjet një komunikate për media, ka reaguar ndaj vizitës që bëri të shtunën presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në Manastirin e Deçanit dhe takimit me prijësin e këtij manastiri, popin Sava Janjiq.

Lajme

20/04/2014 13:17

Dega e LHK-së  “Ali Hadri” në Deçan shprehet e mllefosur nga kjo vizitë, ngase sipas tyre, Jahjaga është fare mirë në dijeni me pretendimet politike që ka Manastiri i Deçanit nda pronave shoqërore të dy ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Kjo degë i rikujton presidentes së vendit se ishin pikërisht prijësit e këtij manastiri, të cilët me 1998-1999 organizuan mesha, në të cilat merrnin pjesë qindra paramilitarë serbë, të cilët më pas kryen krimet më të rënda ndaj popullsisë civile në Deçan dhe rrethinë.

Në fund të komunikatës, dega e LHK-së në Deçan prapë i kërkon prijësit të Manastirit të Deçanit, popit Java Janjiq “që të kërkojë falje publike për krimet që i ka kryer kundër popullsisë së Deçanit dhe rrethinës”.