Historia tmerruese e gruas që vrau tre fëmijët e vet

Viktimat e një gruaje nga Florida e cila dyshohet se vrau fëmijët e saj, besohet se i kishin thënë nënës së tyre se e duan shumë para se ata të vdisnin, shkruan “DailyMail”.

Bota

11/10/2015 17:03

Jessica McCarty 33-vjeçe, ka deklaruar para policisë së nuk e meritonte të jetonte pas veprimit që ajo e kishte bërë, për të cilin po përballet me dënim me vdekje pasi që të tri vrasjet konsiderohen të jenë të shkallës së parë, transmeton lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se Lacey McCarty 7-vjeç ishte mbytur në vaskë, derisa vëllezërit e saj Phillip McCarty 6-vjeç dhe Christoper Swist pesë muajsh, ishin mbytur me litarë në qafë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, përfshirë edhe raportin e policit i cili e arrestoi pasi ajo po mundohej të mbyste veten me thikë, zbulon një detaj interesant të asaj se çfarë kishte thënë si pasojë e vrasjeve në mars.

“Jam shumë e nervozuar që nuk më keni qëlluar me armë të vërtetë. Nuk e meritojë të jetojë”, thuhet në raportin e policit i cili ishte në vendin e ngjarjes derisa po kryhej arrestimi. (lajmi.net)