Historia prekëse e rikrijimit të veprës Bateux

Jason Welch ka gdhendur drurin dhe ka bërë një imitim të veprës Bateux Tapestry, pavarësisht se ai nuk ka tre gishtërinjtë, pasi i kishte humbur ato në një aksident.

Bota

13/01/2014 10:16

Jason Welch, 43 vjeçar, gjithmonë i ka shkuar për dore që të gdhend por nuk e dinte se në çfarë “telashe” po e fuste veten, kur e filloi këtë projekt në vitin 2011.

Një gdhendës druri, i vetëpunësuar, Jason është nga North Creake, Norfolk, u zotua se do të ndërtonte një shkallë model të tapicerisë të lartë 230 ft, në mënyrë që kjo gjë ti ndihmonte që të hiqte mendjen nga vdekja e djalit të tij 16 vjeçar, Ricky’t, i cili vdiq 3 vjet më parë.

Ai ishte duke punuar në këtë projekt që atëherë.

 

Gjyshi i dy nipërve, kishte kërkuar për javë të tëra dy dërrasa të mëdha, që i duheshin për projektin e tij. Ju deshëm 2 vjet që të ndërtojë, ta bëjë me bojë, të barazojë dimensionet dhe pastaj të bëjë me rërë duplikatin e versionit të tapicerisë historike të quajtur Bayeux.

Ai më në fund arriti që të përfundonte projektin e tij para Krishtlindjeve, por tha se tashmë kryevepra e tij është duke u pluhurosur në qilarin e tij, pasi që ajo është jashtëzakonisht me përmasa të mëdha.

“Do të doja shumë që të punoja dhe t’i mbaja duart e mia aktive. Mua më janë dashur t’i bëja të gjitha ato detaje në atë panel gjigant, pastaj me daltë më është dashur të shpenzojë kohë që të gdhend dhe ta lëmojë gjithë sipërfaqen”.

“Pjesa e fundit ishte më e vështira sepse duart filluan të më dhembnin shumë, sepse ju e dini unë si kam të gjithë gishtërinjtë… Shpresojë se do të krijojë kontakte dhe dikush ta marrë këtë vepër dhe ta ekspozojë diku”.

 

Ai kujton aksidentin në të cilin kishte humbi gishtërinjtë e tij.

“Isha 19 vjeçar dhe në atë kohë punoja në fermë… kisha të veshura një palë doreza por ato u ngjitën në një zinxhirë. Unë tërhoqa dorën dhe gishtërinjtë mu këputën”.

“Ishte e tmerrshme. I humba të gjithë gishtërinjtë e dorës së majtë”.

Welch u frymëzua që të krijonte këtë kryevepër pas vdekjes tragjike të të birit Ricky, i cili vdiq në moshën 16 vjeçare,në vitin 2011.

“Unë fillova të punoja këtë vepër sepse djali im vdiq, dhe unë po mundohesha që të punoja sa më shumë, në mënyrë që të mos mendoja… Gjithmonë kam qenë i interesuar në histori dhe fe, prandaj fillova që ta bëja këtë vepër”.

“Tashmë kam zhvilluar një pasion për historinë antike dhe do të ishte një arritje e madhe nëse unë do të mund që ta ndërtoja këtë vepër duke e gdhendur në drurë të mëdhenj.. Kurrë më parë se kam menduar se kjo vepër do të dilte siç ka dalë”.

“Jam shumë i lumtur”.

 

Vepra origjinale e tapiserisë Bayeux përshkruan Betejën e Hasting’ut në vitin 1066 dhe faktikisht është e krijuar nga një copë lecke dhe jo nga druri. Është e vjetër më shumë se 9 shekuj dhe tregon për ngjarjen që çon deri tek pushtimi i Normanëve që i bën Anglisë, luftë kjo që kulmoi me këtë betejë të famshme.

Skena më e famshme e kësaj vepre është ajo ku tregon se si Mbreti Harold qëllohet në sy nga një shigjetë.

 

(Dailymail, përgatiti: Mimoza Sadiku, Lajm)