Historia mbresëlënëse e 18-vjeçarit që u bë milioner me investimin e parave të gjyshes në Bitcoin – Lajmi.net
Historia mbresëlënëse e 18-vjeçarit që u bë milioner me investimin e parave të gjyshes në Bitcoin
Autori: Lajmi.net Auto & TekKriptovalutat 19:41, 22 January 2018
Në moshën 12 vjeçare, gjyshja ia kishte dhënë Erik Finmanit 1,000 dollarë, ndërsa ai kishte vendosur t’i investonte ato në Bitcoin në maj të vitit 2011.

Në fund të vitit 2013, pasuria e Finman në Bitcoin ishte rritur në 100,000 dollarë, ndërsa adoleshenti e kishte lënë shkollën e mesme për ta krijuar kompaninë e tij personale, transmeton Telegrafi.

Kompaninë të cilën e kishte krijuar Finman quhej ‘Botangle’.

Por, interesantja nuk është këtu, gjërat bëhen interesante kur në vitin 2015 Finman takon një person, i cili interesohet t’ia blejë Finmanit kompaninë e tij për 100,000 dollarë ose për 300 Bitcoina.

“Investitori më kishte ofruar ose 100,000 dollarë ose 300 Bitcoina (atëherë 1 Bitcoin vlente afro 200 dollarë)”, ka shpjeguar Finman.

“Unë vendosa t’i pranoja Bitcoinat sepse besoja që Bitcoin ishte e ardhmja”, ka shtuar ai.

PRONARI KRENAR I 403 BITCOIN-AVE

Edhe pse prindërit e tij e kishin lejuar Erikun ta linte shkollën e mesme për ta ndjekur karrierën e tij në vitin 2015, ata i kishin thënë atij se nuk ka nevojë të shkojë në universitet nëse bëhet milioner para se t’i mbushë 18 vjet.

Duke bërë shitblerje çdo ditë, Finman kishte arritur ta rriste numrin e Bitcoinave që i posedonte dhe i kishte përdorur disa nga paratë e tij për ta hapur një kompani të kufjeve të realitetit virtual. Në vitin 2017, kur Finman ishte 18 vjeçar, ai u bë milioner sepse Bitcoin pati një rritje masive në çmim, dhe kështu prindërit e tij e lejuan të mos shkonte në universitet.

“Sot unë kam 403 Bitcoina të cilët vlejnë më shumë se 1 milionë dollarë, plus kam para të investuara në gjëra tjera”, ka shpjeguar ai. Por këtë deklaratë e ka dhënë kur një Bitcoin vlente rreth 2,000 dollarë, sepse me vlerën momentale të Bitcoinit, ai tani ka mbi 5 milionë dollarë.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown