Historia e Real Madridit në vetëm gjashtë ditë…

Kur mendoni se diçka në sport është e pamundur, gjithmonë kujtojeni Real Madridin.

Sport

27/05/2018 22:05

Skuadrat e këtij qyteti kanë përmbyllur një sezon të suksesshëm në Evropë.

Gjashtë ditë më parë, skuadra e Real Madridit në basketboll fitoi titullin e 10-të të Evropës, ndërsa një natë më parë, ajo e futbollit bëri të njëjtën gjë, ‘mbajti të pushtuar’ Evropën.

YouTube player

Për skuadrën e futbollit ky ishte titulli i 13-të, dhe i treti në tri vitet e fundit.

Është hera e parë në histori të sportit në Evropë që skuadrat e futbollit dhe basketbollit nga i njëjti qytet shpallen kampione të Evropës./Lajmi.net/